Korridori 8/ Durmishi skandalizon sërish! Kritikon qeverinë dhe ambasadoren Aggeler për krim dhe korrupsion…

min lexim

Kryetari i këshillit të Komunës së Tetovës, Besar Durmishi përmes një postimi skandaloz ka kritikuar qeverinë dhe ambasadën e Amerikës, gjegjësisht ambasadoren Angela Aggeler për ndërtimin e Korridorit 8.

Sipas Durmishit ndërtimi i Korridorit 8 ka mallverzime, krim dhe korrupsion.

Mallverzimeve në korridorin 8 janë edhe një dëshmi për krimin dhe korrupsionin që e ka kapluar qeverinë. Punësimet në këtë koridor janë kontrata të tipit “Zgjedhje”, të cilën ju e praktikoni në çdo cikël zgjedhor kur gjendeni në siklet. Punëso, kryhen zgjedhjet, largo!” ka shkruar Durmishi në profilin e tij në Facebook.

Nga ana tjetër dje Ambasadorja e SHBA-së Angela Aggeler u shpreh e lumtur që kompania  amerikane me famë do ta ndërtojë Korridorin 8, përcjell TS.

Jam shumë e lumtur që jam këtu, më duket sikur dje, por kaluan shumë shpejtë gjashtë muaj që kur u nënshkrua marrëveshja për këtë projekt. Në emër të ambasadës së Amerikës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe biznesit amerikan jam shumë e lumtur që shoh këtë konzorcium me famë botërore duke i ndërtuar këto rrugë që janë shumë të rëndësishme për njerëzit e këtij vendi. Ne erdhëm nga një rrugë shumë e ngushtë dhe besoj se qytetarët do t’i gëzojnë kjo rrugë të re dhe e lehtë për të qarkulluar.” u shpreh dje nga Banjica e Epërme Aggeler, ambasadore e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, ku edhe ku edhe u bë minimi i parë i ndërtimit të Korridorit 8.

Edhe në faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA-ve në Maqedoni shkruan se projekti Korridori 8 përveç rëndësisë infrastrukturore, do të mundësoj lëvizje më të lirë të njerëzve dhe mallrave, duke e kthyer shtetin në vend që tërheq investime të huaja.

Ambasadorja Aggeler mori pjesë në fillimin e ndërtimit të autostradës së Korridorit 8 së bashku me kabinetin Qeveritar të Maqedonisë së Veriut dhe konsorciumin amerikano-turk Bechtel dhe ENKA. Rrugët e mira të transportit, siç është Korridori 8, jo thjesht do të lëvizin njerëzit dhe tregtinë më rrjedhshëm, por gjithashtu do të tërheqin investime në Maqedoninë e Veriut, do të ndihmojnë integrimin rajonal të vendit dhe do të ndërtojnë marrëdhënie më të forta me fqinjët e tij.” thuhet në faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA-së në Maqedoninë e Veriut.

Ndryshe ndërtimi i Korridorit 8 dhe 10-D do të duhet të përfundojë në fund të vitit 2027. /TS/

Story i mëparshëm

Arrestohen një shtetas shqiptar dhe një person nga Struga

Story i radhës

Duke ikur nga policia, kontrabanduesit e drogës për pak sa nuk godasin me anije pushuesit në një plazh në Spanjë

Të fundit nga