duke ikur nga policia kontrabanduesit e droges per pak sa nuk godasin me anije pushuesit ne nje plazh ne spanje 6501ae220fc1f

Duke ikur nga policia, kontrabanduesit e drogës për pak sa nuk godasin me anije pushuesit në një plazh në Spanjë

September 13, 2023
1 minut lexim

Një grup dilerësh të drogës, habitën pushuesit në një plazh në Spanjë, kur me anijet e tyre u futën në rërë dhe për pak sa nuk i goditën derisa po iknin nga policia që u ishte vënë pas.

Ata u filmuan duke lëvizur me shpejtësi me anije drejt rërës së plazhit, ku për pak sa nuk i goditën turistët që po rreziteshin.

Kur e kuptuan se më nuk mund të lëvizin, zbritën dhe filluan të ikin. Në këtë mënyrë kontrabanduesit bartin drogën nga Maroku drejt Spanjës.

Në anën tjetër, nga policia spanjolle është bërë e ditur se dy prej të dyshuarve janë arrestuar, ndërsa të tjerët kanë arritur të ikin nga vendi i ngjarjes.

Pamjet e pazakonta u filmuan të hënë, në plazhin e njohur si Los Enebrales në Punta Umbria në jugperëndim të provincës spanjolle Huelva, që gjendet shumë pranë kufirit me Portugalinë. 

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

korridori 8 durmishi skandalizon serish kritikon qeverine dhe ambasadoren aggeler per krim dhe korrupsion 6501ada949cb4
Story i mëparshëm

Korridori 8/ Durmishi skandalizon sërish! Kritikon qeverinë dhe ambasadoren Aggeler për krim dhe korrupsion…

ter stegen ka disa fjale 6501afc276eef
Story i radhës

Ter Stegen ka disa fjalë

Të fundit nga

ShkoLartë