Koreja e Veriut vazhdon testimet raketore teksa vijon stërvitja ushtarake e SHBA-Kore e Jugut

Koreja e Veriut njoftoi se ka lëshuar dy raketa tokë-tokë përderisa vijon stërvitja e përbashkët ushtarake midis Koresë së Jugut dhe SHBA-së, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të lajmeve të Koresë së Veriut KCNA të bazuar në burimet ushtarake, thuhet se dy raketa me rreze të mesme që u lëshuan nga rajoni Hwanghae, kanë goditur me saktësi të plotë objektivin që ndodhej në rajonin Hamghyong.

Burimet ushtarake të Koresë së Veriut kanë deklaruar se “duke i qëndruar besnike politikës revolucionare të partisë, ushtria jonë ka aftësinë që të përmbushë çdo detyrë”.

Testimet janë kryer teksa vazhdon stërvitja “Mburoja e Lirisë” (Liberty Shield) e cila zhvillohet mes Koresë së Jugut dhe SHBA-së.

Stërvitja “Mburoja e Lirisë” filloi dje dhe pritet të vazhdojë deri më 23 mars.

Në deklaratën e bërë nga Koreja e Jugut lidhur me stërvitjen ishte theksuar se “kjo është një stërvitje e detajuar në planin e operacionit të përbashkët të projektuar për të mbrojtur Korenë e Jugut kundër agresivitetit të mundshëm të Veriut”.





Story i mëparshëm

UEFA-s i kërkohet ta përjashtojë kundërshtaren e Kosovës, Bjellorusinë, mbi 100 nënshkrime

Story i radhës

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut viziton Suedinë

Të fundit nga