Koreja e Jugut planifikon të forcojë sistemin mbrojtës pa personel në mënyrë që të plotësojë mungesën e ushtarëve të shkaktuar nga nataliteti i ulët dhe për të ulur humbjen e jetëve njerëzore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Rreth këtij plani u diskutua në seancën e parë të Këshillit Koordinues të Shkencave të Mbrojtjes së Koresë së Jugut e cila u kryesua nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Shin Beom-chul
“Plani është fokusuar në përpjekjet për të zbatuar sistemin e mbrojtjes pa personel dhe zhvillimin e teknologjisë dhe standardeve të nevojshme”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes.
Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, Shin u bëri thirrje të gjitha reparteve të mbrojtjes duke përfshirë dhe ushtrinë, forcat ajrore dhe detare, që të zbatojnë planin.
Koreja e Jugut është përballur me rënie nataliteti, ndërkaq të dhënat e fundit tregojnë se vendi regjistron rritje të çifteve të martuara pa fëmijë.