Rikthimi i Neymari është lajmi më i mirë që mund të merrte Brazili në prag të ballafaqimit me Korenë e Jugut për të kërkuar kualifikimin në fazën çerekfinale të Kupës së Botës e cila po zhvillohet në Katar.
Për pesë herë fituesit e Kupës së Botës, Brazilin, ky është takimi i parë me Korenë e Jugut në një ndeshje me karakter garues dhe vjen pas disfatës befasues nga Kameruni në fazën e grupeve.
Rikthimin e Neymar nga lëndimi e konfirmoi të dielën trajneri i Brazilit, Tite, i cili tha se ai po stërvitet me ekipin dhe do të jenë në fushë.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “974” me fillim nga ora 20:00 dhe këto janë formacionet zyrtare:
Brazili: Alisson; Militao, Thiago Silva, Marquinhos, Danilo; Paqueta, Casemiro; Raphinha, Neymar, Vinicius; Richarlison.
Koreja e Jugut: Seung-Gyu; Jin-Su, Kim Min-Jae, Woo-Young, Moon-Hwan; Young-Gwon, Hwang Inbeom, Jae-Sung; Hwang Hee-Chan, Cho Gue-Sung, Son.