korce nje person hyn me force brenda nje banke te nivelit te dyte sapo ka konstatuar policine largohet me shpejtesi 67676465b51b6

Korçë/ Një person hyn me forcë brenda një banke të nivelit të dytë – sapo ka konstatuar Policinë largohet me shpejtësi

December 22, 2024
1 minut lexim

Një person ka hyrë me forcë brenda një banke të nivelit të dytë në lagjen nr.3 në qytetin e Korçës.

Autori ka shtyrë me forcë derën e jashtme, por në momentin që ka rënë sinjali është larguar.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje dhe kanë rrethuar zonën ku dyshohet se është fshehur autori.

Korçë/Informacion paraprak.

Rreth orës 22:04, një shtetas ende i paidentifikuar ka hyrë me forcë brenda një banke të nivelit të dytë në lagjen nr.3 në qytetin e Korçës, i cili ka shtyrë me forcë derën e jashtme.

Në momentin që ka hyrë brenda ka rënë sinjali dhe menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë.

Shtetasi që kishte hyrë në ambientet e bankës porsa ka konstatuar Policinë është larguar me shpejtësi pa marrë asnjë gjë nga brenda bankës.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje dhe kanë rrethuar zonën ku dyshohet se është fshehur autori.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën, për të bërë të mundur identifikimin e autorit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

mexhiti ata qe thirreshin ne vlera evropiane po mbushin listen e zeze amerikane 67675fad420f7
Story i mëparshëm

Mexhiti: Ata që thirreshin në vlera evropiane po mbushin listën e zezë amerikane

banoret aludojne se per cfare ka hyre xuxi ne bbvk 6767af2762f7a
Story i radhës

Banorët aludojnë se për çfarë ka hyrë Xuxi në BBVK

Të fundit nga

ShkoLartë