kopshtet do ta vazhdojne kujdesin per parashkolloret edhe gjate greves se paralajmeruar 625165ee6507a

Kopshtet do ta vazhdojnë kujdesin për parashkollorët edhe gjatë grevës së paralajmëruar

April 9, 2022
1 minut lexim

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kumtoi se të gjitha institucionet parashkollore do të vazhdojnë ta realizojnë veprimtarinë e tyre për përkujdesin dhe edukimin e fëmijëve edhe gjatë grevës së paralajmëruar.

Në pajtim me Konventën për të drejtat e fëmijës, dispozitat në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut është e drejtë e patjetërsueshme e fëmijëve t’u ofrohet përkujdes dhe edukim në institucionet parashkollore si një formë e mbrojtjes së fëmijëve. Sipas Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, në institucionet parashkollore për fëmijë, kryerja e veprimtarisë së përkujdesit dhe edukimit të fëmijëve parashkollorë nuk guxon të ndërpritet përveç rasteve emergjente (fatkeqësi natyrore, epidemi etj.), për të cilat vendos themeluesi, dhe pasi paraprakisht me pëlqimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, por jo gjatë grevës, potencojnë nga Ministria.

Me rastin e grevës së paralajmëruar nga SASHK dhe në institucionet parashkollore ndërsa e cila e drejtë është e drejtë e garantuar e punëtorëve sipas Kushtetutës, gjatë realizimit të së drejtës për grevën e të punësuarve siç theksojnë nga Ministria, obligohen të sigurojnë përkujdes të papenguar dhe edukimin e fëmijëve të moshës parashkollore.

 

Përkujdesi për më të vegjlit është prioritet, ndërsa mbrojtja e të drejtave të tyre, përgjegjësi e jona e përbashkët, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

shkaterrohet nje depo municioni ne ukrainen qendrore 625162eee6622
Story i mëparshëm

Shkatërrohet një depo municioni në Ukrainën qendrore

osmani integrimi i ballkanit perendimor eshte investim gjeostrategjik ne sigurine evropiane 6251662c14360
Story i radhës

Osmani: ” Integrimi i Ballkanit Perëndimor është investim gjeostrategjik në sigurinë evropiane”

Të fundit nga

Ngjarjet e datës 18 janar

Mbahet Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Restorant “Villa Natyra” Prugovc, kilometri i 10-të i magjistrales Prishtinë-Podujevë, ora 10:00) Nisin punimet për renovimin
ShkoLartë