“Koordinim i faktorit shqiptar në rajon”, Begaj takon përfaqësuesit e partive shqiptare në Shkup

Presidenti Bajram Begaj është takuar me përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Ku është theksuar nevoja e koordinimit dhe e bashkëpunimit më të ngushtë mes faktorit shqiptar në rajon.

Kjo do të ishte në dobi më së pari të mirëqenies së shqiptarëve, e pa diskutim edhe në funksion të përmbushjes së objektivit strategjik sa më shpejt, atë të integrimit në Bashkimin Evropian të vendeve të rajonit”.

Gjatë qëndrimit në Shkup, kreu i shtetit shqipatr u takua me kryetarin e PDSH-së, z. Menduh Thaçi, me Kryetarin e Lëvizjes Demokratike, z. Izet Mexhiti, me Kryetarin e Bashkimit Demokratik Për Integrim, z. Ali Ahmeti, me Kryetarin e Partisë Demokratike Evropiane, z. Arjanit Hoxha, si dhe me figura të tjera të rëndësishme të politikës në Maqedoninë e Veriut.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Kosova përballet sot me Rumaninë për ta vazhduar ëndrrën evropiane

Story i radhës

Bastiset shtëpia e të dyshuarit që ka ‘gisht’ në vrasjen e 34-vjeçarit, zbulohet çka u sekuestrua

Të fundit nga