Më 6 dhjetor do vinë liderët e Europës, po punë e madhe. Harruat sa shumë e nëmët këtë Europë pse nuk u dha fonde për rindërtimin pas tërmetit të nëntorit 2019. Pse nuk u dha vaksina edhe për Covidin. Madje Edi Rama u mburr se kishte bërë kontrabantë me ministrin e jashtëm italian të kohës, Di Maio (2022) si e si të merrte ca syresh se po e hante malli për ju. Pra ja kishte futur sa krahu Europës. Harruat që bashkë me Edi Ramën nuk latë gjë pa i thënë Hollandës që vuri veton për çeljen e negociatave.
Harruat që, po bashkë me Edi Ramën çfarë nuk thatë për Francën e Makronit pse parashtroi një plan special posaçërisht për vendet e Ballkanit Perëndimor etj. Nuk ka kaluar as një javë kur ja lëruat nënën kolektivisht Anglisë për faktin se Suela Braveman, Ministre e Punëve të Brendshme, tha diçka për shqiptarët në lidhje me klanet e kontrabandës së mishit të gjallë, për gomonet etj. Se shqiptarët janë kthyer në një faktor pushtues dhe dominues të tregut të shtëpive të barit etj. I pari ishte Edi Rama që kërceu pupthi dhe se çfarë nuk tha për këtë shtetare angleze. Dhe ju nga pas, o burra me batare propagande dhe me qejfmbetje se nuk janë shqiptarët. As nuk u turpëruat as nuk skuqet. Por vërshuat me shablonizmat e propagandës se shqiptarët janë punëtorë etj., nuk janë halabakë.
Mirëpo asnjëherë nuk ia vutë veshin specialistëve të ekonomisë kur thonë se vetëm në Shqipëri edhe pas plot tridhjetë vjetësh demokraci apo ekonomi tregu, askush nuk i përmbahet raportit të vdekur midis minimumit jetik dhe pagës reale. Që do të thotë ajo çfarë ofron qeveria shqiptare është lëmoshë dhe jo përkrahje apo pension. Dhe tjetra informaliteti është një kancer i gjallë që po e bluan akoma më keq atë vend në raport me qeverisjen e mëparshme. Në vend që ky informalitet të zvogëlohej, është dyfishuar. Askush nuk flet për një tjetër fakt alarmant se ga viti 2018 e këtej, në fillim sipas BERZH-it (Bankës per zhvillimin europian) pra Eurpoës. Dhe tani OKB-ës, ku sapo jemi renditur të tretët edhe në botë, për numrin e lartë të emigrimit në raport me popullsinë etj. Pra, të tretët në botë… Dhe ta dini se, pa u skuqur fare se nuk jemi kristal, por macarrukër të maniulimit, të përfitimit, të asaj që bëje për mua etj. Punojmë ore punojmë, por i kemi me shumicë edhe ata që të bullizojnë e të quajnë budalla pse lanë pjata dhe nuk merresh me kultivimin a shpërndarjen, me trgtinë e mishit të gjallë se mund të fitosh dhjetëfishin e asaj që lanë pjatat.
Dhe ne vrapojmë. Jemi të gjithë ca Toni Montana në miniaturë. Mirëpo Edi Ramës dhe juve kjo u djeg, kërceni pupthi se e kujtoni ekonominë e tregut si ekonominë e xhaxhit, tufëza dhe ndërmarrje ku flet vetëm drejtori. Shqiptarët bëjnë mirë t’i vënë gishtin kokës, që në vend të atyre gjoja investimeve strategjike, me resorte bregdeti, të hartojnë plane për ndalimin e shpopullimit. Të fillojnë nga sot që të marrin rezultate mot, a pas pesë a dhjetë vjetësh etj.
Duhet të tmerrohen nga fakti që të rinjtë përpara Fakultetit të Fizikës po zgjedhin kurset e gjermanishtes. Duhet të tmerrohen nga faktet se si është e mundur që akoma përmbytemi në Lezhë e Shkodër, kur hapemi bythësh se po aplikojmë paltforma të tilla si investime strategjike. Si është e mundur pra? Sepse mendesia sociale njëjtëzohet me atë të Njëshit, i cili thotë, indinjohuni sipas meje, shani sipas meje, dhe rrevoltohuni po sipas meje. Kësisoj edhe tani, indinjohuni po sipas Njëshit se të protestosh më 6 dhjetor qënka turp. Po na vjen Europa në shtëpi. Jo ore jo, protestoni dhe madje fort. Se ndryshe shumë shpejtë mosha mestare e shoqërisë shqiptare, do jetë dominante nga gjyshrit dhe gjyshet, macet, konet, pulat. E gjitha një shoqëri azilante.