Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe policia kanë zhvilluar aksion mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit në ndjekje të personave në kërkim.
Gjithashtu bëhet e ditur se janë shoqëruar në komisariat edhe disa persona.
Nga informacionet e para, nuk dihet se ku është gjetur lënda narkotike teksa pritet një reagim zyrtar edhe nga ana e policisë.
Ndërkohë FNSH ka ngritur postblloqe për ndalimin e personave që qarkullojnë me armë ose sende të tjera të paligjshme në automjete.