Kontestimi i ligjit për gjuhët/ BDI: Gjuha shqipe – vija që nuk mund të kapërcehet!

November 17, 2024
1 minut lexim

 

Bashkimi Demokratik për Integrim, sic thuhet në komunikatë,  do të përdorë të gjitha mekanizmat demokratikë dhe ndërkombëtarë për të ndaluar këtë vendim të rrezikshëm dhe për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve dhe të të gjithë qytetarëve të vendit.

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një herë se ky do të jetë dëmi më i madh ndaj karakterit multietnik të Maqedonisë së Veriut.

Një vendim i tillë do të përfaqësonte gozhdën e fundit në arkivolin e Marrëveshjes së Ohrit dhe një kërcënim të drejtpërdrejtë për harmoninë ndëretnike që garanton Marrëveshja e Ohrit – thonë nga BDI-ja.

“BDI u bën thirrje komunitetit ndërkombëtar, SHBA, NATO-s dhe BE-së si garantues të MO-së, shoqërisë civile si dhe Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës që të reagojnë me urgjencë ndaj këtij rreziku që i kanoset frymës dhe arritjeve të Marrëveshjes së Ohrit. Nuk mund dhe nuk duhet të lejojmë që vetë thelbi i marrëveshjes së paqes të vihet në rrezik. Kjo është vija që nuk duhet dhe nuk mund të kapërcehet!” – thonë nga BDI.

Gjykata Kushtetuese paralajmëroi se seanca ku kontestohet Ligji për Gjuhët do të jetë në dhjetor.

Sipas Gjykatës, ky ligj do të vendoset në rend dite me pjesëmarrjen e të 9 gjykatësve.

Ndryshe, në atmosferë tensionuese Kuvendi I Maqedonisë më 2018 miratoi Ligjin për Gjuhët. Me këtë ligj parashihet që në të gjitha organet shtetërore, sikurse institucione qendrore, ndërmarrje publike, agjenci, drejtori, institucione e organizata, komisione dhe persona juridik që kryejnë autorizime publike, gjuhë zyrtare krahas Gjuhës Maqedone dhe alfabetit të saj, të jetë edhe Gjuha Shqipe. /tvklan.mk/

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Karina provokon me ëmbëlsirë në dorë

Story i radhës

Protesta ne Venezuelë pas zgjedhjes së presidentit Maduro, lirohen 70 të arrestuar

Të fundit nga

ShkoLartë