Konsumatori kërkon zbatimin e të drejtave

November 3, 2024
min lexim

Shkup, 3 nëntor – Shpesh herë na ka ndodhur që të blejmë ndonjë produkt jofunksional dhe të jemi të detyruar që ta kthejmë, mirëpo në varësi të industrisë të pruduktit të blerë jo shpeshë herë jemi të mirëpritur që të kthejmë atë.

Sipas të dhënave, qytetarët gjthnjë e më shumë janë të pakënaqur me cilësinë, servisimet dhe garancionet e teknikës së bardhë, me shërbimet e telekomunikimeve, veshmbathjen dhe blerjet on line. Qytetarët e anketuar thonë se në të shumtën e rasteve ata kanë shprehi të kthejnë produktet ushqimore të skaduara.

“Shpeshë herë më ka ndodhur që ndonjë produkt ka qenë i skaduar edhe i prishur. Këto kompanitë e mëdha duhet të kontrollohen sepse për ndryshe, problem. Në disa raste më kanë zëvendesuar produktin, por nuk ka efekt”, shprehet i anketuari.

“Blerjet on – line janë pak problem pasi që përmes këtyre blerjeve nuk mund të jesh gjithmonë i sigurtë pasi që në të shumtën e rasteve pikërisht këtu paraqiten probleme, mirëpo jemi të vetëdijshëm se bëjmë blerje on line duke mbajtur vet përgjegjësi”, theksoi i anketuari.

“Nuk e di më saktësi si dhe në çfarë forme janë të rregulluara të drejtat e konsumatorëve, mirëpo nëse ndonjë produkt i blerë më qëllon jofunskional i papërdorueshëm, kryesisht e gjuaj. Asnjëherë nuk e kthej pasi që nuk di ku të drejtohen dhe nuk kam kohë për të humbur. Tani kohëve të fundit nuk më ka ndodhur, por gjatë stinës së verës më ka ndodhur që të blej diçka që është jashtë përdorimit, jo funksionale dhe nuk e kam khtyer, por drejt e kam hedhur në mbeturina”, shprehet i anketuari.

“Po, më ka ndodhur të blej ndonjë produkt ushqimor të skaduar, apo gjësende tjera jo funksionale, mirëpo me vullnet të mirë të punonjësve më është zëvendesuar produkti në fjalë. Nuk më ka ardhur puna që të intervenojë përmes organizatave të konsumatorëve etj. etj”, theksoi i anketuari.

Blerësit hasin në produkte me afat të kaluar

Prej fillim të vitit e deri më sot në adresë të organizatës për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve kanë arritur rreth 1230 ankesa, respektivisht numri i ankesave ka arritur mbi 200 për çdo muaj. Nga kjo oganizatë pranojnë se mashtrimet on-line janë gjithënjë e më të shpeshta, ndërsa në prag të fillimit të sezonit të ngrohjes, kjo organizatë pret ankesa edhe ndaj kompanive që distribuojnë nxemje qendrore dhe faturat e larta energjetike.

“Sa u për ketë ankesave për garancionet e teknikës së bardhë, ato shesph herë janë për serviset, të cilët duhet të ripëarojnë difektin, e që ligjerisht e kanë 30 ditë dhe kjo realisht është shumë periudhë e gjatë e pritjes për të riparuar difektin e produktit. Qytetarët ankohen për pritjet, ndërsa serviset po ankohen se janë stërngarkuar me punë dhe nuk mund të mbërijnë brenda këtij afati. Mirëpo, sipas ligjit, në qoftë se kalojnë 30 ditë, ditën e 31 ne i këshillojmë konsumatorët që të kërkojnë produkt të ri në këmbim të këtij që nuk është i riparuar. Kemi ankesa edhe për shërbimet e telekomunikimeve, për energjinë e shpenzuar elektrike, ndërsa tani gjatë stinës së dimrit jemi në pritje të ankesave sa i përket distribuimit të ngrohjes qendrore”, u shpreh Tatijana Tasevska nga organizata për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve.

Firmat nuk respektojnë garancionet mirëfilli

Në qershor të vitit 2022 u miratua edhe ligj i ri për mbrojten e konsumatorëve, i cili parashikon gjoba prej 500 deri më 10 mijë euro për mashtrimet tregëtare dhe poashtu ndalesa eventuale disa mujore për shkelesit e mëdha tregtar, ndërsa konsumatorët e mashtruar kanë të drejtë të kërkojnë dëmshpërblime. Përmes ndërmjetësimeve të shumta organizata për mbrojtjen e konsumatorëve ka arritur të zgjidh një numër i madh i ankesave dhe çështja të mos arrijë në instanca më të larta.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rezultatet dhe renditja e Ligës së Parë të Kosovës, Grupi B

Story i radhës

Lefkov: Ta tërheqin propozimin për Bordin Drejtues të Akademisë

Të fundit nga

ShkoLartë