IMG 20260525 WA0017

Konjufca nga Shkupi: Lidhjet tona janë të shumta, më 7 qershor vazhdojmë rrugën e nisur në vitin 2020

May 25, 2026
1 minut lexim

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca me rastin e hapjes së shtabit të kësaj partie në Shkup, tha se më 7 qershor në zgjedhjet parlamentare në Kosovë vazhdojnë rrugën e fitores, atë të nisur në vitin 2020.

“Jemi optimist se populli do të dalë dhe shpreh vullnetin e tij më 7 qershor, do ta shpreh vullnetin e tij për ta vazhduar këtë rrugë të cilën e populli e zgjodhi në vitin 2020. Tani po bëhen 6 vite ku ne me opsionin politik të Vetëvendosjes qeverisim në Republikën e Kosovës dhe më 7 qershor urojmë që kjo të jetë vazhdimi i rrugës së mirë që është nisur në vitin 2020”, ka thënë Konjufca.

Ai ka thënë se arritjet janë të mira duke potencuar njëherësh lidhjet tona me Kosovën.

“Tradicionalisht popullata jonë që kemi në Maqedoninë e Veriut, nëse i numëroni lidhjet familjare, jetën tonë shoqërore të përbashkët, sa prej gjeneratave para meje kanë studiuar në Universitetin e Prishtinës dhe kanë banuar atje, madje janë martuar dhe i kemi gjithë ato lidhje që na bëjnë të ndjehemi një popull, një komb dhe shumë të lidhur me njëri-tjetrin”, ka thënë Konjufca.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

nis shitja e kurbaneve cmimet levizin nga 200 deri ne 400 euro 6a14912cde76b
Lajmi i mëparshëm

Nis shitja e kurbanëve! Çmimet lëvizin nga 200 deri në 400 euro

Të fundit nga

ShkoLartë