Kongresmeni amerikan letër Biden: Anëtarësoni Kosovën në NATO sa nuk është vonë (FOTO LAJM)

Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres, i ka bërë thirrje Presidentit amerikan Joe Biden dhe Sekretarit të Shtetit, Anthony Blinken, që ta antarësojnë Kosovën sa më parë në NATO.

Në letrën drejtuar liderve të SHBA-së, Torres thekson se Kosova është një aleat i ngushtë dhe besnik i SHBA-së dhe duhet t’i bashkohet aleancës si një mënyrë për të kundërshtuar ndikimin rus në rajon.

“Për më tepër, më 3 mars, Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë me të cilën i bën thirrje qeverisë së tyre të fillojë negociatat për anëtarësimin në NATO. Nuk mund të pajtoheshim më shumë me këto veprime”, ka shkruar Torres.

Gjithashtu Torres shkruan se përderisa Rusia vazhdon të sillet si një aktor irracional dhe Serbia forcon marrëdhëniet e saj me Rusinë, është emergjente që SHBA të ndihmojë aleatin amerikan në BAllkan për t’iu bashkuar NATO-s.

“Me situatën me zhvillim të shpejtë të sigurisë në Evropë, ne duhet të qëndrojmë me aleatin tonë”, shkruan më tej Torres.

NATO ka kaluar dekada duke punuar në Kosovë që nga përfundimi i një lufte të përgjakshme ndërmjet shqiptarëve etnikë dhe serbëve. Anëtarësimi në NATO, megjithatë, ka të ngjarë të jetë i ndërlikuar pasi katër anëtarë – Spanja, Sllovakia, Greqia dhe Rumania – nuk e njohën shpalljen e pavarësisë së vendit në vitin 2008./albeu.com/

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shkatërroi planin e Vladimir Putinit, kush është gjenerali po drejton rezistencën ukrainase?

Story i radhës

Një kuti e dëmtuar në Dibër, flasin komisionerët: Është çarë rrugës

Të fundit nga