Kongresi i LSDM-së: Zgjidhet Nënkryetarja dhe përbërja e re e Këshillit Qendror

November 24, 2024
1 minut lexim

Fani Karanfilova Pavlovska zgjidhet Zv/Kryetare e LSDM-së. Ajo vjen në vend të Sanja Lukarevskës, e cila u dorëhoq nga funksioni pas disfatës zgjedhore të majit.

Fani Karanfilova Pavlovska është ish-Drejtore e Fondacionit “Shoqëri e Hapur”.

Në Kongresin e 30-të u zgjodh edhe përbërja e re Këshillit Qendror të LSDM-së.

Sipas LSDM-së, Këshillin i ri Qendror përbëhet nga individë që janë të respektuar në komunitetet e tyre, që dijnë ta respektojnë anëtarësinë dhe qytetarët dhe që do të punojnë në interes të tyre.

“Fusim energji të re në radhët tona. Hapim dyert për të gjithë që janë të afërt me idetë dhe vlerat socialdemokrate” – thonë nga LSDM-ja duke bërë publike listën e 113 anëtarëve të Këshillit Qendror.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zeqirija Ibrahimi nga Kërçova: BDI-ja e demaskoi veten për shndërrimin e Xhamisë së Manastirit në muze

Story i radhës

Shteti do të shpenzojë më shumë para për përfundimin e autostradës Kërçovë-Ohër

Të fundit nga

ShkoLartë