kongresi amerikan gati te votoje ndihmen prej 40 mld dollaresh per ukrainen 627adf9029a94

Kongresi amerikan gati të votojë ndihmën prej 40 mld dollarësh për Ukrainën

May 10, 2022
1 minut lexim

Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së e udhëhequr nga Demokratët pritet të votojë projektligjin prej afro 40 miliardë dollarësh për t’i ofruar ndihmë Ukrainës, teksa vendi vijon të përballet me sulmin brutal të Rusisë.Ndihma për Ukrainën ka qenë një pikë e diskutimit në Kapitol Hill, me demokratët dhe republikanët që mblidhen kryesisht rreth një thirrjeje për të ndihmuar vendin ndërsa përballet me sulmin rus. Legjislacioni mbi të cilin Dhoma do të votojë siguron fonde për një listë të gjatë prioritetesh, duke përfshirë ndihmën ushtarake dhe humanitare.

Të përfshira në mesin e alokimeve të legjislacionit për mbrojtjen janë 6 miliardë dollarë për të ndihmuar ushtrinë ukrainase dhe forcat e sigurisë kombëtare, sipas aktit të lëshuar nga Dhoma e Demokratëve.

Shpenzimet do të shkojnë në drejtim të trajnimit, armëve, pajisjeve, logjistikës dhe mbështetjes së inteligjencës, si dhe nevojave të tjera.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

i bejme te gjithe tre gjerat qe shkaktojne renien e flokeve 627adf89d5f63
Story i mëparshëm

I bëjmë të gjithë, tre gjërat që shkaktojnë rënien e flokëve

5 metodat ideale per te hequr nga tepsite yndyren e mbetur 627ae4b6e046b
Story i radhës

5 metodat ideale për të hequr nga tepsitë yndyrën e mbetur

Të fundit nga

ShkoLartë