I bëjmë të gjithë, tre gjërat që shkaktojnë rënien e flokëve

Rënia e flokëve është një fenomen shumë i zakonshëm dhe shfaqet më shpesh në periudha të caktuara të vitit.

Zakonisht vërehet kur krehim flokët pasi shohim shumë që bien. Shumë herë, kjo rëndohet nga disa gabime që bëjmë në jetën e përditshme.

Larja me ujë shumë të nxehtë

Kur lajmë flokët, uji duhet të jetë i vakët dhe jo i nxehtë pasi ky i fundit hap shumë poret e flokëve duke rezultuar që të gjithë përbërësit kimikë të produkteve të flokëve t’i thajnë ato.

Nuk i krehim kur janë të lagur

Flokët duhet t’i krehim pas banjës dhe kur janë të lagur. Arsyeja është se krehja e flokëve kur janë të thatë dhe të ngatërruar i thyen dhe dobëson ato.

Mënyra e gabuar kur i kapni bisht

Këshillohet që të shmangni kapjen e vazhdueshme të flokëve me një llastik pasi këput fijet. Zgjidhni disa lidhëse që nuk i dëmton flokët.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Detajet e fundit si vdiq Xhevdet Peci! Shabani tregon të gjitha  

Story i radhës

Kongresi amerikan gati të votojë ndihmën prej 40 mld dollarësh për Ukrainën

Të fundit nga