Konflikti Ruso-Ukrainas, ku Rusia do ta paguajë një çmim të rëndë

February 23, 2022
min lexim

SHBA dhe BE ashtu si dhe bota perëndimore po shohin me shqetësim agravimin e situatës në Ukrainë ku trupat ruse rreth 12.000 ushtarë kanë kaluar kufirin për të ndihmuar dy të ashtuquajturat republika e Doneckut dhe e Luganskut, në të cilën jetojnë rreth 14 milionë rusë.

Rreth 27 vende kanë aplikuar sanksione të rrepta ndaj zyrtarëve rusë të implikuar direkt në konflikt, Gjermania ka pezulluar punën e Nordstream-2, por BE dhe SHBA do të largojnë Rusinë nga sistemi financiar swift, dhe plot sanksione të tjera të cilat do të përkeqësojnë situatën ekonomike në Rusi. Këto sanksione mund të tërhiqen nëse Rusia largon trupat nga Ukraina. Gjendja është shumë e tensionuar edhe për shkak të deklaratave të Presidentit Putin për historinë se si u formula shteti i Ukrainës nga komunistët rusë, dhe më tepër nga firmosja e njohjes së dy republikave separatiste DPR dhe LNR, si dhe futjen e trupave të ashtuquajtura `paqeruajtëse` në këto zona duke shkelur sovranitetin e Ukrainës. Kjo shkelje është dënuar nga e gjithë bota dhe OKB do të bëjë një mbledhje të jashtëzakonshme për të analizuar ngjarjet. Në këtë moment Ukraina ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe mobilizimin e përgjithshëm.

Për të ndaluar konfliktin midis separatistëve dhe qeverisë ukrainase u miratuan draft marrëveshjet Minsk -1 në 2014me pjesëmarrjen edhe të OSCE, dhe Minsk -2 në 2015. Marrëveshjet në fakt marrëveshjet nuk u implementuan siç duhet e për këtë arsye Konflikti vazhdoi i ashpër dhe deri tani janë vrarë në këto zona 13 mijë njerëz të pafajshëm dhe rreth 5000 ushtarë ukrainas dhe separatist, janë larguar mbi 61 mijë njerëz dhe është zhvendosur rreth gjysma e popullsisë për shkak të luftimeve.

Po në mars 2014 u bë një referendum në Krime ku popullata votoi për bashkimin e Rusinë. Kështu kjo pjesë i u shkëput Ukrainës duke dëmtuar integritetin e këtij shteti, me gjithë pretendimet e Ruruse së tokat janë të Rusisë.

Përplasja e egër midis Rusisë dhe Ukrainës është shumë dimensionale, qoftë historik, qoftë gjeopolitik për të penguar Ukrainën të futet në Nato.

Ky konflikt u acarua shumë pasi në 2004 nëpërmjet të ashtuquajturit `revolucion portokalli“ u krijuan kushte që Ukraina të integrohej në BE dhe të futej në NATO.

Në 2014 Presidenti Janukovic detyrohet të largohet nga pushteti për shkak të trazirave të ngjashme me vitin 2004, dhe opozita e drejtuar nga Julia Timoshenko dhe ish Boksieri Klishko realizuan `revolucionin e dinjitetit` ose siç u quajt `revolucioni i Maidan-it` një vazhdim i revolucionit portokalli, e cila u shkaktua nga mos pranimi nga ana e Janukoviçit për tu integruar në BE për shkak të `kostos së lartë`.

Në zgjedhjet presidenciale të Ukrainës gjithmonë popullsia e Ukrainës lindore përkrahte kandidatin pro-rus Janukoviç kurse Ukraina perëndimore përkrahte kandidaten Julia Timoshenku. Lëvizjet populiste treguan se sa e paqëndrueshme mbeti situate në Ukrainën me 44 milion banorë dhe me një popullsi heterogjene prej gati 20 kombësish. Ukraina u dekoministizua por tokat që përfshiheshin në shtetin Ukrainës të dhuruara nga regjimi komunist sovjetik i paraluftës së dytë botërore nuk u përfshinë në të ashtuquajturin `dekomunistizim`, por u mjaftuan me rrëzimin e monumenteve të Leninit dhe Stalinit. Pra problemet mbetën të pazgjidhura që pas rifitimit të pavarësisë së Ukrainës kur BRSS u shpërbë. Kështu që në 20 shkurt 2014 u vranë mbi 100 vetë në sheshin Maidan dhe ndodhi i ashtuquajturi revolucioni Maidan një variant i Revolucionit portokalli për shkak se opozita kërkonte integrimin në BE kurse Presidenti pro-rus nuk e dëshironte. Për këtë shkak, u largua dhe emigroi në Rusi. President u zgjodh Poroshenko, i cili mori gjithë ndihmën e BE dhe të SHBA për tu integruar në BE dhe për tu përfshirë në NATO.

Pasi u largua Poroshenko, President u bë komedianti Zelenskij të cilit i ra barra e rëndë për të përballuar situatën.

Problem doli se krahinat ku banonin rusë me shumicë nuk ishin dakord me qeverinë qendrore dhe sigurisht të nxitur edhe nga Rusia u ngritën në revoltë, u armatosën me armë të marra nga Rusia. Filloi një konflikt i armatosur dhe deri tani janë vrarë 13 mijë civile në zonat e Luganskut dhe Doneckut pra Donbassit.

Trupat ruse për disa muaj rresht u rreshtuan në kufi me Ukrainën duke pretenduar se po bëjnë stërvitje ushtarake. Këta trupa arritën deri në 150 mijë vetë duke përfshirë edhe trupat ruse të dislokuara në Bjellorusi.

Futja e trupave ruse brenda territorit ukrainas tek krahinat separatiste që tashme janë njohur nga Rusia dhe Siria si republika të pavarura, pavarësisht pretendimeve të Putin se Krahinat janë rusisht folëse dhe se i janë dhënë Ukrainës në kohën e ish BRSS, përbën një shkelje të sovranitetit të një shteti dhe kjo shkelje është dënuar masivisht.

Për këtë arsye sanksionet e vëna nga SHBA, Britani e Madhe, dhe BE si dhe nga 27 shtete të tjera, kanë për qëllim ashtu siç tha dhe Presidenti Biden të frenojnë dhe të largojnë trupat Ruse nga territorit ukrainas.

Sidoqoftë përpjekjet diplomatike janë një opsion pavarësisht luftimeve dhe Perëndimi nuk i ka humbur shpresat që të realizohet një zgjidhje kompromisi, pas largimit të trupave ruse nga Ukraina, pavarësisht deklaratës së Putin se Marrëveshja e Minskut, ka përfunduar me njohjen e `dy republikave të pavarura të Donckut dhe Luhanskut`.

Rusia do t’i duhet të paguajë një çmim të rëndë për këtë shkelje të ligjeve ndërkombëtare, e cila mendohet t’i shkaktojë asaj një dëmtim të rëndë të ekonomisë dhe financave të saj pavarësisht se Kina ka ofruar për ta ndihmuar në këtë kohë, por duke mbajtur një qëndrim neutral.

NATO pavarësisht se nuk mund të ndërhyjë në Ukrainë, ka forcuar krahun lindor duke dërguar trupa dhe logjistikë në Poloni, Rumani, si dhe ndihma me armatim Ukrainës, Presidenti i së cilës ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. SHBA dhe NATO janë në gatishmëri për të ndihmuar Ukrainën nga `invazioni` rus.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Grubi: Mbetemi të përkushtuar për rritjen e pagave dhe pensioneve (FOTO)

Story i radhës

Sanksionet e BE-së ndaj Rusisë hyjnë në fuqi më 23 shkurt

Të fundit nga

Видеолотарија Касинос Австрија спонзор на кошаркарски клуб Струмица

Видеолотарија Касинос Австрија со нова спортска поддршка, како дел од нашата визија за модерна и општествено одговорна компанија. Со задоволство споделуваме дека сме спонзор на кошаркарскиот клуб Струмица. Видеолотарија Касинос Австрија во
ShkoLartë