Konflikti/ Rusia: Armëpushim nga ora 10 deri në 3 të mëngjesit të së mërkurës në disa qytete të Ukrainës

Rusia ka bërë të ditur një armëpushim të ri duke filluar nga ora 10 e mbrëmjes së sotme deri në orën 3 të mëngjesit të së mërkurës.

Ndërsa ka shpjeguar se është gati të sigurojë korridore evakuimi nga Kievi, Chernihiv, Sumy, Kharkiv dhe Mariupoli, së bashku me qytetet e tjera të negociuara me palën ukrainase.

Rusia këmbëngul në nevojën e një kanali të vazhdueshëm komunikimi me Ukrainën për të shkëmbyer informacione në lidhje me evakuimin e civilëve dhe të huajve.

Pala ruse propozon që Kievi të njoftojë përfaqësuesit e ambasadave të shteteve të huaja dhe organizatave ndërkombëtare të vendosura në territorin e Ukrainës për armëpushimin dhe sigurimin e korridoreve humanitare deri në orën 3 të mëngjesit të së mërkurës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vajza e Ilirit nuk uroi askënd sot, por dërgoi një mesazh të fortë!

Story i radhës

Batatina: Valon Syla, mos e ke gabuar rrugën 

Të fundit nga