Batatina: Valon Syla, mos e ke gabuar rrugën 

Kryetrajneri i Llapit nga Podujeva, Tahir Batatina, i reagon ashpër Valon Sylës.

Batatina ia numëron shumë gjëra Sylës.

“Reagim ndaj shpifjeve dhe të pavërtetave të gazetarit Valon Syla.

Z. Valon Syla, mos e ke gabuar rrugën sepse fillimisht ti dhe unë jemi dy bota të kundërta. Ti së pari djalë i kujt je dhe se nga kush vjen në këto studio që të kanë dhënë mundësinë pa asnjë biografi tuajën të jesh aty.

Mua nuk ka nevojë të më blej askush por është shumë e vertetë se unë kam kërkuar drejtësi në futboll dhe pikërisht ka ndodhur ku e kemi një kampionat të mirë dhe të rregulluar, ndërsa ti spekulon sepse je i tillë, ty të njeh e gjithë shqiptaria. 

Unë nuk e kam ndërmend të dal as të rrahi ty e as të grushtoj por dua të them se futbolli nuk pranon njerëz si ti sepse futbolli ka nevojë për njerëz të sinqertë dhe jo njerëz që mendojnë ta kapin futbollin dhe jo ta avancojnë atë prandaj unë do të jem gjithmonë zëri i fuqishëm për rregull dhe drejtësi por me njerëz të futbollit e jo të fushave tjera. 

Unë gjithmonë do të jem me futbollin por nuk do të lejojmë që ne të investojmë e të vij dikush që nuk jep dhe nuk ka dhënë për futbollin. Jam i lumtur që njerëzit e futbollit më njohin dhe faktet janë të gjitha të hyrat nga FFK ku ne si familje kemi investuar 350,000 euro në fushën natyrale të stadiumit “Zahir Pajaziti” me dokumente dhe jo me fjalë ku FFK-ja na ka mbështetur me një pjesë ku vlera e saj ka qenë 150,000 euro. 

Unë nuk jam servil por investoj me familje për futbollin dhe rininë e Kosovës, unë nuk merrem me atë çfarë thotë Valon Syla, një njeri që për mua nuk ka vlera kombëtare por është patriot me bateria edhe ato bateria të harxhuara sepse populli e ka kuptuar shumë mirë nivelin e tij, i cili as 1 euro nuk e ka dhënë për këtë vend e mundohet të shpif rreth futbollit por sa të jam unë, ti Valon Syla kurrë nuk do të kesh shansë të jesh afër futbollit.

Tash e 10 vite jam pjesë e futbollit dhe jam krenar që gjithë komuniteti i futbollit e dinë kontributin tim të familjes Batatina dhe atë personal ku shumë talentë i kam zhvilluar e sot mbrojnë ngjyrat e klubeve të mëdha evropiane dhe Kombëtares sonë.

Ju kërkoj ndjesë për këtë reagim në këto orë të vona por kur lakohet emri im nga njerëz të tillë si soji i Valon Sylës e kam patjetër të reagoj e të sqaroj të vërtetën për miqtë dhe opinionin futbolldashës”, reagon Batatina në profilin e tij në facebook.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Konflikti/ Rusia: Armëpushim nga ora 10 deri në 3 të mëngjesit të së mërkurës në disa qytete të Ukrainës

Story i radhës

Emi sjell baladën e re “Kthehu prap”

Të fundit nga