Bota, ajo fizike dhe dixhitale, e ka gjetur veten në kushte të paprecedent ndërsa konflikti në Ukrainë vijon të përshkallëzohet. Gjigantët si Meta, Google dhe Apple që deri më sot kanë qenë neutrale, sot kanë marrë një qëndrim të qartë duke ndaluar shitjen e produkteve dhe shërbimeve të tyre në Rusi si përgjigje ndaj pushtimit.
Nga ana tjetër për Rusët interneti ka ndryshuar shumë. Me Twitter dhe Facebook të bllokuar, TikTok që nuk lejon përdoruesit Rusë të postojnë dhe policia që po ndalon njerëzit në rrugë duke ju kontrolluar smartfonët e tyre, gjërat sot janë shumë ndryshe, raporton BBC.
Sot pyetjet nuk janë vetëm për mënyrën sesi gjeografia e botës mund të ndryshojë, por edhe sesi natyra e internetit globalë mund transformohet.
A duhet të shkëputet Rusia nga interneti?
Qeveria Ukrainase vazhdimisht ka kërkuar nga kompanitë e teknologjisë që të mos ofrojnë shërbimet e tyre në Rusi dhe lista e atyre bizneseve të teknologjisë që refuzojnë të bëjnë bizneset apo shesin produkte në Rusi po rritet dita ditës.
Sot liderët Ukrainas të dhënë shumë pas teknologjisë po bëjnë një thirrje të përmasave akoma më të mëdha, shkëputjen e Rusisë nga interneti global.
Këto thirrje morën një “JO” të shpejtë, qartë dhe drejtpërdrejtë dhe një prej këtyre refuzimeve më të rëndësishme ishte ajo e ICANN. Organizatës përgjegjëse për domainet e internetit ju kërkuar që të bllokoheshin domainet .ru.
Por motoja “Një Botë, Një Internet” dhe përgjigja e shefit ekzekutiv të ICANN Goran Marby mjaftuan për të shuar urinë e këtyre thirrjeve. “Misioni ynë do të thotë se ne ruajmë paanshmërinë dhe veprojmë në mbështetje të internetit botëror. Misioni ynë nuk përfshin ndërmarrjen e veprimeve ndëshkuese, aplikimin e sanksioneve apo kufizimin e aksesit në segmente të ndryshme të internetit pavarësisht provokimeve.”
Fondacioni i Frontit Dixhital (EFF) ishte ndër të parët që mbështeti vendimin. “Interferimi me protokollet fondamentale të infrastrukturave të internetit do të kishte pasoja të rrezikshme dhe jetëgjatë” tha EFF.
Cloudflare, një kompani e infrastrukturës së uebit e cila ofron mbrojtje kundër sulmeve kibernetike gjithashtu ju kërkua nga Ukraina që të mbyllë shërbimet në Rusi.
Në një blog kompania tha se i kishte konsideruar kërkesat por arritur në përfundimin se Rusia ka nevojë për më shumë internet jo më pak.
Çfarë është Splinternet dhe si funksionon?
Për shumë thirrjet për të shkëputur Rusinë nga interneti ishte një rrëshqitje e rrezikshme drejt Splinternet, ku vende të ndryshme të botës kanë versione të ndryshme të internetit.
Firewall-i i Madh i Kinës është mbase shembulli më i qartë i asaj çfarë do të ndodhte nëse çdo vend i botës do të kishte internetin e vet.
Një situatë e ngjashme është edhe në Iran aksesi në informacion të jashtë kufizohet nga kompania shtetërore e telekomunikacionit.
Vetë Rusia prej kohësh po eksperimenton me një internet sovran njohur si Runet dhe ka qenë më shumë një variant i internetit global dhe jo një internet i ndërtuar nga zeroja si ai i Kinës.
Në 2019-ën qeveria Ruse tha se kishte testuar me sukses sistemin. Asokohe shumë pak e kuptonin nevojën për një gjë të tillë por nëse e vendosim në kontekstin e sotëm me pushtimin e Ukrainës, çdo gjë merr kuptim.
Gjatë atij testimi ISP-ve Ruse ju kërkuar që të konfigurojnë internetin brenda kufijve sikur të ishte një intranet gjigant – një rrjet privat uebsajtesh që nuk flasin me botën e jashtme.
Pjesë e iniciativës ishte kufizimi i pikave të aksesit të versionit Rus të internetit me internetin global.
Siç duket Rusia po i teston sot këto sisteme dhe përmes një letre nga qeveria Ruse ju kërkuar ISP-ve që të rrisnin sigurinë dhe të lidheshin në sistemin e emrave të domainit (DNS) në serverët në Rusi.
Disa mendua se letra nga qeveria Ruse do të thoshte shkëputjen totale dhe menjëhershme nga internetit. Por ishte më shumë thirrje për ISP-të që të ishin gati dhe krijonin kopje lokale të DNS-ve së bashku me softuerë që vinë nga serverë jashtë Rusisë si Javascripti.
Rusia ka mohuar idenë e shkëputjes nga interneti dhe se testimet janë bërë për të mbrojtur uebsajtet Ruse nga sulmet e huaja kibernetike.
Shkëputja e Rusisë nga interneti do të thotë se Rusët mund të konsumojnë përmbajtje vetëm nëse Kremlini i aprovon ato.
Cilat do të ishin pasojat?
Ekspertët besojnë se konflikti po rindërton internetin nga një sistem global ku e gjithë bota është e lidhur në copëza. “Për shkak të situatës gjeopolitike sot në botë por shfaqen dizajne të tjera të internetit ku vendet ose janë të shkëputur nga interneti ose po zhvillojnë alternativat e tyre. Ura globale siç janë mediat sociale të cilat kanë lidhur miliona njerëz për dekade rrezikojnë të shuhen,” tha autori i librit The World is Vertical: How Technology is Remaking Globalisation Abishur Prakash.
Sipas ekspertëve mund të shohim një ndarje të internetit mes Perëndimit dhe Kinës e Rusisë. Kjo e fundit edhe njëherë tjetër do të kthejë shikimin drejt Pekinit ndërsa firmat e teknologjisë po tërheqin produktet dhe shërbimet e tyre.
Me ekonominë Ruse e cila po shkëputet nga ekonomia globale, kthimi drejt Kinës mbetet zgjidhja e vetme. Sot më shumë se kurrë ata kanë nevojë për Kinën. /Shqip.com