pas rusise e ukraines vjen kercenimi per lufte mes shba se e kines 61f46ba07914b

Konflikti në Ukrainë, SHBA dërgon afro 3 mijë trupa në Europën Lindore

February 2, 2022
1 minut lexim

Presidenti Joe Biden miratoi dislokimin e afro 3,000 trupave amerikane në Evropën Lindore gjatë ditëve të ardhshme. Pentagoni tha të mërkurën se ky veprim është një sinjal i gatishmërisë së Shteteve të Bashkuara për të mbrojtur aleatët e NATO-s. Me dislokimin e këtyre trupave si edhe vendosjen e 8,500 trupave në gatishmëri të lartë muajin e kaluar për t’u dërguar në Evropë, nëse është e nevojshme, Shetet e Bashkuara synojnë të qetësojnë aleatët e NATO-s përballë grumbullimit të trupave ruse pranë Ukrainës.

Sipas një burimi që është në dijeni të detajeve, 1700 trupa do të vendosen në Poloni dhe 300 të tjerë në Gjermani. Rreth 1,000 trupa që ndodhen në Gjermani do të dërgohen në Rumani. Pentagoni tha se nuk përjashtonte dërgimin e trupave të tjera, përveç atyre të njoftuara të mërkurën.

“Është e rëndësishme që t’i dërgojmë një sinjal të fortë zotit Putin dhe botës se NATO-ja është e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara dhe për aleatët tanë,” tha zëdhënësi i Pentagonit John Kirby në një konferencë shtypi.

Rusia mohon se ka në plan të pushtojë Ukrainën. Por pasi ka rrethuar Ukrainën me forca nga veriu, lindja dhe jugu, Moska tani po përmend reagimin perëndimor si provë për deklarimet e saj se Rusia është objektivi dhe jo nxitësja e agresionit. Pentagoni ripërsëriti paralajmërimet ndaj Rusisë, por shprehu shpresën se zoti Putin do të zgjidhte alternativën diplomatike.

“Nuk besojmë se ai ka marrë një vendim për të ndërhyrë më tej në Ukrainë,” tha zoti Kirby.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

cupi 720x400 1
Story i mëparshëm

Ministri Çupi takon zëvendësdrejtorin Nura: Nevoja e evidentimit të diasporës

dekani i fakultetit pedagogjik te ut dr lulzim mehmedi vizitoi drejtorin e ansamblit shqiptar z shkodran tolaj 61fad64749066
Story i radhës

Dekani i fakultetit Pedagogjik të UT Dr. Lulzim Mehmedi vizitoi drejtorin e Ansamblit shqiptar z.Shkodran Tolaj

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë