Ministri Çupi takon zëvendësdrejtorin Nura: Nevoja e evidentimit të diasporës

Sot prita në vizitë pune zëvendësdrejtorin e Agjencisë për emigracion në Republikën e Maqedonisë së Veriut z. Izmit Nura. Kabineti i Diasporës dhe unë si Ministër i saj do kemi bashkëpunime të ngushta me këtë agjenci për shkak të kompetencave ligjore, ku Kabineti i Diasporës përgatit strategji, Ministria e Punëve të Jashtme krijon politika ndërsa agjencia e emigracionit kujdeset për realizimin e të njëjtave.

Bashkë me zëvendësdrejtorin biseduam për nevojën e evidentimit të diasporës përmes krijimit të një baze të të dhënave që do jetë e qatshme edhe për publikun e gjerë. Biseduam edhe për projektet që mund ti realizojmë në bashkëpunim me pushtetet lokale, posaçërisht me ato komuna ku diaspora ka një dimension të rëndësishëm jo vetëm ekonomik por edhe një vlerë të përfaqësimit kulturor.

Story i mëparshëm

Sela takohet me Kurtin: Masat anti COVID do të lehtësohen

Story i radhës

Konflikti në Ukrainë, SHBA dërgon afro 3 mijë trupa në Europën Lindore

Të fundit nga