Konflikti në Ukrainë mund të rrisë problemet me drogën

min lexim

Pushtimi rus në Ukrainë mund të përballë më shumë njerëz me lëndë narkotike, ka paralajmëruar Agjencia e BE-së për Droga.

Kjo Agjenci ka thënë në raportin e saj vjetor se shumë njerëz që kanë përjetuar “stres të nivelit të lartë”, si pasojë e konfliktit, mund të jenë më të rrezikuar ndaj keqpërdorimit me substanca në të ardhmen.

Trafikuesit e drogës mund të gjejnë rrugë alternative për të shmangur zonat me prezencë të lartë të forcave të sigurisë, është thënë në raport.

Aty është përmendur edhe se shërbimet shëndetësore në shtetet evropiane, sidomos ato në kufi me Ukrainën, ka mundësi të mbingarkohen pasi mund të rritet numri i përdoruesve të drogës që kërkojnë ndihmë, teksa i ikin konfliktit.

Vazhdimi i trajtimit, kërkesat për akomodim dhe mbështetje shtesë, do të mund të jenë probleme kyçe”, është në raport, duke shtuar se edhe ata që nuk janë përdorues droge, do të mund të jenë në rrezik.

Agjencia ka thënë se situata e rëndë financiare në Afganistan, pas marrjes së kontrollit nga talibanët në gusht të vitit të kaluar, mund t’i bëjë të hyrat nga droga si burim të rëndësishëm për jetësë, dhe kjo mund të çojë në rritje të trafikimit të heroinës në Evropë.

Sipas përpiluesve të raportit, pavarësisht ndalesës në prodhim, shitje dhe trafikim të llojeve të drogave ilegale, kultivimi i tyre vazhdon në Afganistan.

Disa lloje drogash nuk kanë qenë kurrë më të qasshme dhe substancat e reja vazhdojnë të qarkullojnë, secili mund të preket, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo”, ka thënë drejtori i Agjencisë së BE-së për Drogat, Alexis Goosdeel.

Sipas të dhënave të fundit, një rekord prej 213 tonëve të kokainës janë konfiskuar në BE, dhe mbi 350 laboratorë ilegalë për prodhim të drogave janë shkatërruar më 2020./REL

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Samsung thotë 200 mijë, por sa palosjeve i reziston në të vërtetë Galaxy Z Flip 3?

Story i radhës

Kampioni i Kosovës ndeshet me ekipin nga Lirtuania në Champions League

Të fundit nga