Konfiskohen dru, traktor dhe automjete! Policia arreston 9 persona në Brezë të Shkupit

November 3, 2022
1 minut lexim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka arrestuar 9 persona në fshatin Brezë të Shkupit, përcjell TV21. Të njëjtit dyshohet për kryerjen e veprës penale “shkatërrim i malit”.

“Janë privuar nga liria A.J.(20) nga fshati Haraçinë, A.A.(21) nga fshati Haraçinë, S.A.(52) nga fshati Çuçer Sandevë, R.J.(23) nga Shkupi, N.A.(23) nga fshati Çuçer Sandevë, S.S.(28) nga fshati Haraçinë, J.A.(20) nga fshati Çuçer Sandevë, H.A.(29) nga fshati Haraçinë dhe G.S.(28) nga fshati Haraçinë”, thonë nga MPB.

Sipas MPB-së, të njëjtit janë kapur në vendngjarje, ndërsa janë konfiskuar automjete, dru dhe mjete tjera për prerjen e druve, ndërsa të njëjtat i janë dorëzuar Policisë së Pyjeve.

“Ata janë kapur duke kryer veprën penale “shkatërrim i malit”, gjatë së cilës u janë marrë një traktor pa targa, një kamion Mercedes me targa të Shkupit, në pronësi të A.A., i ngarkuar me rreth 11 metër kub dru zjarri, disa sharra me motor dhe sëpata. Gjithashtu, në të njëjtën kohë, në vendin e ashtuquajtur quajtur “Rashtanski baçilla”, pas marrjes së masave, punonjësit e policisë gjetën tre automjete për ngarkim, dy traktorë dhe mjete tjera, të ngarkuara me rreth 43 metër kub dru zjarri”, thonë nga MPB.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

A po mbaron koha e derivateve të naftës?

Story i radhës

Kovaçevski pritet në Berlin nga kancelari gjerman Olaf Scholz

Të fundit nga

​Fushë Kosova me rrethinë mbesin pa rrymë

Komuna e Fushë Kosovës me rrethinë ka mbetur pa rrymë nga ora 12:00. Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT kjo komunë mbetet pa rrymë deri në orën 15:00. Sipas KOSTT,

Vit i ri, sulm i ri

Një qëllim për vitin e ri? E po, të ndryshojë. Sulmi i Milanit, mes Krishtlindjeve dhe Epifanisë, rrezikon një ristrukturim të rëndësishëm. Në ndeshjen e fundit të vitit, kundër Romës, Fonseca mund
ShkoLartë