Konfiskimi i pasurisë së pajustifikuar, analisti tregon frikën e madhe të PDK-së

January 8, 2025
min lexim

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Gani Qarri thotë se PDK vazhdon të mbetët pengesë për fillimin e konfiskimit të pasurisë së pajustifikuar në Kosovë.

“Vet fakti se vetëm Ligji mbi Byronë për Konfiskimin e Pasurive të Kundërligjshme, është hera e dytë, që PDK e dërgon për kontestim në Gjykatën Kushtetuese, flet më tepër se çdo argument tjetër, se pse akoma nuk po mund të fillojë konfiskimi i pasurive të pa justifikuara, në Kosovë, ku pengesa kryesore e bllokuesja më perfide për zbatimin e këtij ligji dhe fillimin e konfiskimit të pasurive të kundërligjshme, është bërë pikërisht PDK, të cilës duket se i ka hyrë frika deri në palcë edhe për mbajtjen e përgjegjësive penale, për shkak të pasurive të shumta të paligjshme të pjesëtarëve të saj”, shprehet Qarri.

Sipas tij, dërgimi i Ligjit mbi Byronë për Konfiskimin e Pasurive të Kundërligjshme në Gjykatën Kushtetuese nga PDK vjen nga frika që ka kjo parti.

Image

Gani Qarri

Shkaku i frikës së madhe nga konfiskimi i pasurive të kundërligjshme dhe mbajtja e përgjegjësive penale, sipas raportimeve në mediat e shkruara dhe ato audio-vizive, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri nga 20 ligjet e miratuara së fundi në Kuvendin e Kosovës, PDK në emër të “vlerësimit” të kushtetutshmërisë, ka ngritur kërkesën për kontestimin e 16 të këtyre ligjeve pranë Gjykatës Kushtetuese, akt i cili do të marrë kohë të gjatë për shqyrtim dhe bllokojë, të paktën deri atëherë edhe fillimin e zbatimit në praktik të këtij ligji dhe konfiskimit të pasurive të kundërligjshme në vend, në qoftë se, nga gjykata në fjalë, nuk kërkohet edhe rishikimi dhe ndryshimi i këtij ligji, serish në Kuvend, gjë që mund të marrë muaj të tërë, nëse jo edhe një vit tjetër, deri në miratimin e ri nga deputetët e ardhshëm të Parlamentit të Kosovës”, thekson Qarri.

“PDK, apo edhe vet Abelard Tahiri duket se janë prekur drejtpërsëdrejti dhe kanë probleme personale me ligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurive të Kundërligjshme, ndaj nga frika e konfiskimit të pasurive të tyre të kundërligjshme, nuk kanë kundërshtuar vetëm procedurën në të cilën u miratuan ligjet, në mbledhjen e fundit të Kuvendit të Kosovës, por bie fort në sy veçanërisht fakti se ajo PDK kontestuar, për herë të dytë në Gjykatën Kushtetuese, pikërisht përmbajtjen e Ligjit të Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme në përpjekje për zvarritjen sa më të gjatë, të themelimit të kësaj Byroje, nga frika e konfiskimit të Pasurive të kundërligjshme, për të cilat, parë nga numri formal i akuzimeve, për pasuri të paligjshme, vendin e parë e zënë pjesëtarët e kësaj partie në të gjitha informacionet zyrtare dhe publike”, shton analisti Qarri.

Qarri thotë se PDK është partia kryesore në Kosovë që do të preket më fillimin e konfiskimit të pasurisë së pa justifikuar.

Prandaj ky është edhe shkaku, që PDK është bërë pengesa kryesore e moszbatimit të ligjit për konfiskimin e pasurive të paligjshme, e cila për herë të dytë ka kontestuar, pikërisht Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, në Gjykatën Kushtetuese, akt i dyshimtë që dëshmon katërçipërisht se PDK vërtet ka një problem të madh me këto ligje dhe veçanërisht me ligjin e Byrosë për konfiskimin e pasurive të kundërligjshme, për të cilat më së shumti akuzohen njerëzit e PDK-së, parti që, siç po dëshmohet edhe me veprimet e fundit, vërtetë është kthyer në bllokuesin më pervers të miratimit të ligjit të Byrosë shtetërore, për konfiskimin e pasurive të kundërligjshme në Kosovë, para të cilës, janë të vetëdijshëm se nuk do të mund ti justifikojnë më pasuritë e shumta dhe marramendëse, të grumbulluara për kohë shumë të shkurtër dhe në mënyrë të kundërligjshme”, nënvizon Qarri, sipas të cilit, PDK në vazhdimësi e ka keqpërdorur pushtetin dhe pozitat e larta shtetërore për pengimin e drejtësisë në Kosovë.

Prapa lojërave me dërgimin e ligjeve në Gjykatën Kushtetuese, duket se vërtetë qëndron interes i figurave më të larta të PDK-së dhe një grupimi të fuqishëm mafioz brenda kësaj partie bandë, që për dy dekada me radhë kanë keqpërdorur pushtetin dhe pozitat e larta shtetërore, për tu pasuruar kundërligjshëm, pasuri e cila me Byronë për konfiskimin e pasurive të kundërligjshme, nuk mund të justifikohet dhe duhet tu rikthehet urgjentisht personave, firmave dhe institucioneve private e shtetërore legjitime, si dhe gjithandej ku e ka vendin e origjinën e gllabërimit, nga personat e akuzuar, që tanimë e dinë mirë, se me miratimin e kësaj Byroje, duhet të bëhen gati menjëherë për konfiskimin e pasurisë dhe mbajtjen e përgjegjësive penale para gjykatave dhe organeve të drejtësisë së shtetit, për pasurimet e tyre të kundërligjshme”, përfundon analisti politik, Gani Qarri.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Detaje të reja nga vrasja e 33-vjeçarit në Shkodër, dyshohet se kishte lidhje intime me motrën e autorit

Story i radhës

Rritja e inflacionit në Gjermani

Të fundit nga

E ardhmja e shqiptarit mbetet pezull

Arbër Hoxha e nisi flakë sezonin e ri te Dinamo Zagrebi pas atij Europianit të shumëkomentuar kur të gjithë tifozët e Shqipërisë iu kthyen kundër Silvinjos për të. Gola dhe spektakël të
ShkoLartë