konfirmohet rasti i pare i gripit te pulave ne durres ministria jep detaje 62370d49e9513

Konfirmohet rasti i parë i gripit të pulave në Durrës, Ministria jep detaje

March 20, 2022
1 minut lexim

Ministria e Bujqësisë në Shqipëri ka njoftuar se është konfirmuar rasti i parë i Influencës Aviare i tipit H5N8 në një fermë të pulave në Durrës.

Gjurmimi i sëmundjes nga autoritetet ka nisur me një hetim të thelluar epidemiologjik menjëherë, sapo Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka marrë sinjalizimin e parë për ngordhje të pulave.

“Rasti është izoluar, ndërsa është vendosur karantinimi dhe janë marrë të gjitha masat për kufizimin e përhapjes së kësaj sëmundje duke përcaktuar perimetrin e zonës nga e cila ndalohet lëvizja e shpendëve, produkteve dhe nënprodukteve të tyre”.

MB bën me dije se analizat e njëpasnjëshme, në kampione dhe në stabilimente të ndryshme, në të gjithë vendin, marrë gjatë kësaj periudhe konfirmonin sëmundjen e laringotrakeik, gjendur vetëm në dy ferma në Durrës.

“Ministria këshillon konsumatorët të mos bien pre e spekulantëve që mund të tregtojnë mish shpendësh pa certifikatë veterinare ose në kushte të papërshtatshme tregtie a magazinimi dhe të denoncojnë menjëherë në numrin jeshil pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit: 0800 7575”.

“Po ashtu, sugjerohet që ushqimet e mishit të shpendëve të llojit pulë të gatuhen në temperatura mbi 70°C dhe vezët po ashtu të jenë të mirëgatuara. Gatimi i plotë i mishit dhe vezëve siguron pamundësinë e virusit për prani në produkte të papërpunuara që hyjnë në zinxhirin ushqimor”.

“Nuk ka prova epidemiologjike se ky virus mund të transmetohet tek njerëzit përmes ushqimit (shpendëve e vezëve). Virusi është i ndjeshëm ndaj nxehtësisë dhe dezinfektuesve po ashtu, prandaj praktikat e mira higjienike (dezinfektimi i sipërfaqeve) dhe higjiena personale (larja e duarve) ndihmon në kontrollin e rrezikut. Nëpërmjet Autoritetit Kombëtar të Ushqimit njoftojmë konsumatorët se ushqimet me origjinë shpendore në treg janë brenda standardeve të gjurmueshmërisë dhe janë të verifikuara nga inspektorët tanë, të cilët po rivërejnë në terren çdo subjekt tregtues, përpunues mishi shpendësh për një perputhje të plotë të gjurmueshmërisë”, thuhet në njoftim.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

vetem 20 te rinj me sindromin down te punesuar ne kosove 62370c59c2b73
Story i mëparshëm

Vetëm 20 të rinj me sindromin Down të punësuar në Kosovë

zevendeskryeministrja ukrainase e akuzon rusine per gjenocid 62370d8a0e4f0
Story i radhës

Zëvendëskryeministrja ukrainase e akuzon Rusinë për gjenocid

Të fundit nga

Policja në Ferizaj gjen dhe kthen para të humbura

Gjatë patrullimit në rrugën “Driton Islami”, pranë stacionit policor në Ferizaj, një zyrtare policore ka gjetur një shumë prej 100 eurosh. Bëhet e ditur se pas verifikimeve të nevojshme, paratë iu dorëzuan
ShkoLartë