Vetëm 20 të rinj me sindromin Down të punësuar në Kosovë

Të dielën në emision “Familja ime”, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të personave me sindromin Down, e ftuar ishte përfaqësuesja e shoqatës “Down Sindrom Kosova”, Luljeta Nuhiu.

Me Nuhiun u diskutua edhe për punësimin e personave me sindromin Down në vend, ku sipas saj deri më tani nga bashkëpunimi i shoqates me sektorin privat është arritur që të punësohen vetëm 20 persona, dhe fatkeqësishit siç tha ajo vetëm një nga ta ka arritur që të punësohet në sektorin publik.

Ajo po ashtu theksoi se sindromi down nuk është sëmundje, është çrregullim kromozomesh që vjen si rezultat i vonesës në zhvillimin fizik, intelektual dhe gjuhësor dhe se trajtimi i këtyre personave duhet të fillojë qysh në muajt e parë të jetës me terapitë e nevojshme për ta, dhe këto shërbime fatmirësishit i ofron shoqata “Down Sindrom Kosova” me një ekip multidisciplinar.

Sipas Nuhiut, misioni i shoqatës edhe më tutje vazhdon të jetë ngritja e dinjitetit të individëve me sindromë Down dhe familjarëve të tyre, duke avokuar dhe lobuar për të drejtat dhe respektimin e këtyre të drejtave, për ngritjen e cilësisë së jetës dhe gjithëpërfshirje të plotë në shoqëri.

“Down Sindrom Kosova”, operon përmes dy programeve; programit për intervenim dhe edukim të hershëm dhe programit për aftësim dhe autonomi personale, programe këto të cilat impelementohen në komuna: Prishtinë, Ferizaj, Priziren dhe Mitrovicë, dhe përmes këtyre programeve marin shërbim rreth 300 persona me sindromën në fjalë”, tha Nuhiu.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjendet kokainë në Tetovë, arrestohen 6 persona

Story i radhës

Konfirmohet rasti i parë i gripit të pulave në Durrës, Ministria jep detaje

Të fundit nga