konfirmohet data e debutimit dhe rritja e performances se procesore te gjenerates se 14 te intel 64de525feda4e

Konfirmohet data e debutimit dhe rritja e performancës së procesorë të gjeneratës së 14-të Intel

August 17, 2023
1 minut lexim

Prodhuesit e pllakave amë kanë qenë burimi i shumë informacioneve lidhur me gjeneratën e 14-të të procesorëve Intel dhe kësaj here radhën e ka ASRock.

Kompania në uebsajtin e saj ka postuar në blog ku flet për datën e debutimit të gjeneratës së 14-të të procesorëve Raptor Lake Refresh.

Fillimisht flet për performancën duke thënë se Core i9-14900K do të ofrojë mes 8 deri në 15 përqind më shumë performancë me të gjitha bërthamat krahasuar me Core i9-13900K.

960x0 6

Ndryshe nga modelet e tjera, Core i9-14900K nuk do të ketë rritje të numrit të bërthamave ndryshe nga Core i7-14700K që do të ketë 4 bërthama shtesë E-cores.

Performanca për këtë të fundit mund të rritet me 17 përqind. Ndërkaq rritja e performancës për Core i9-14900K do të jetë kryesisht nga frekuenca.

ASRock thotë se frekuenca e 14900K do të rritet mes 4 deri në 8 përqind krahasuar me 13900K. Siç pritej kompania konfirmoi se pllakat amë LGA1700 do të jenë të përshtatshme për gjeneratën e re.

/PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

lufta ne ukraine kuleba nuk leshojme territor per tu anetaresuar ne nato 64de4deef175a
Story i mëparshëm

Lufta në Ukrainë, Kuleba: Nuk lëshojmë territor për t’u anëtarësuar në NATO

gjermania kercenon me sanksione evropiane lideret ushtarake te nigerit 64de529ec8849
Story i radhës

Gjermania kërcënon me sanksione evropiane liderët ushtarakë të Nigerit

Të fundit nga

Fitore e madhe për Aston Villën

Aston Villa ka arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në garën për të siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm. Aston Villa mundi Tottenhamin, me rezultat
ShkoLartë