Konfirmohen ndryshimet për paga më të larta në sektorin gjyqësor dhe të prokurorisë

May 25, 2022
min lexim

Qeveria sot i pranoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për pagat e prokurorëve publikë.

Siç sqaron pres-shërbimi qeveritar, me dispozitat e propozuara përshtatet koeficienti për konfirmimin e pagës të prokurorëve publikë dhe angazhimet e përgjithshme për përmirësimin e resurseve materiale dhe financiare në sistemin gjyqësor duke i përfshirë pagat dhe kompensimet tjera të prokurorëve publik.

Qëllimi i ndryshimeve të propozuara ligjore, shtojnë, është sendërtimi i sistemit të pagave të prokurorëve publik, të përshtatshme me rëndësinë dhe imazhin e funksionit të cilin ata e kryejnë, peshën e punës dhe përgjegjësinë e tyre.
Qeveria i konfirmoi edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për ndryshim të Ligjit për shërbim gjyqësor.

“Qëllimi bazë i Propozim ligjit është arritja e barazisë së të punësuarve në sektorin privat dhe publik, shërbimit gjyqësor si pjesë e tij, me të ardhura më të ulëta përmes formimit të vlerës së njëjtë të pagës ligjore minimale dhe harmonizimit gradual të pagave të tjera të nëpunësve gjyqësor nga të gjitha nivelet, si dhe sigurim të vazhdimësisë së ndryshimeve të pagave në administratën gjyqësore lidhur me pagën minimale në nivel kombëtar, si qëllim afatgjatë. Njëkohësisht, në kuadër të harmonizimit të Ligjit për shërbim gjyqësor me Ligjin për pagën minimale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, bëhet edhe rritje e pagave të të punësuarve në shërbim gjyqësor për 15 për qind”, thuhet në kumtesë.

Qeveria sot e konfirmoi edhe tekstin e Propozim ligjit për ndryshim të Ligjit për shërbim publik të prokurorisë i cili, siç theksoi nga Qeveria, ka për qëllim vendosjen e shumës së njëjtë të pagës ligjore minimale dhe harmonizim gradual të pagave tjera të nëpunësve publikë në prokurori nga të gjitha nivelet, si dhe sigurim të vazhdimësisë së ndryshimeve të pagave në administratën publike në prokuror lidhur me pagën minimale në të gjitha nivelet, si qëllim afatgjatë.

Në propozim të Ministrisë së Drejtësisë, në seancën e sotme janë konfirmuar edhe ndryshimet e Ligjit për pagat e anëtarëve të Këshillit të prokurorëve publikë.

Të gjitha këto ndryshime dhe plotësime të Ligjit për pagat e prokurorëve publikë, të Ligjit për shërbimin gjyqësor, të Ligjit për shërbim publik të prokurorisë dhe të Ligjit për pagat e anëtarëve të Këshillit të prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të dorëzohen në harmonizim në Kuvend.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shpronësimet për bulevardin “Bllagoja Toska”/ Kasami thotë se procesi ka përfunduar, familja Rushiti e përgënjeshtron

Story i radhës

Takimi me Presidenten Osmani, reagon Meta

Të fundit nga

ShkoLartë