Konfirmohen emrat e dy aktorëve të njohur që do të marrin pjesë në edicionin e dytë të “Big Brother Vip”

December 22, 2022
min lexim

Dhe pak ditë në ndajnë nga nisja e spektaklit të shumë pritur “Big Brother Vip Albania2”.  Të gjithë janë kurioz të dinë se cilët janë banorët të cilët do të marrin pjesë këtë vit në shtëpinë e famshme.

Në mesin e shumë emrave të përfolur përgjatë këtyre javëve, se fundmi në “Goca dhee Gra” janë konfirmuar zyrtarisht dy emrat e parë. Iahin moderatorët e programit të cilat bënë të ditur se dy aktorët e njohur Amos Zaharia dhe Olta Gixhari kanë oranuar ftesën për të qenë pjesë e lojës.

Kujtojmë se spektakli do nisë me 24 dhjetor që përkon dhe me natën e kremtimit të Krishtlindjeve. Ishte Arbana Osmani, ajo që ndau për ndjekësit e saj në Instagram promon e “BBVIP” ku zbulontë datën e nisjes dhe krahas saj shkroi:

“Ajo çfarë dua për Krishtlindje është… @bigbrothervipalbania”

Disa javë më parë, Arbana zbuloi se edicioni i dytë i “Big Brother VIP” do të nisë së shpejti dhe se ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit ka një konkurrencë të madhe për të qenë në reality- shoë”- t. Teksa u pyet nëse mendon se do të ketë një dyshe “rivale” si Iliri dhe Donaldi, ajo tha se shpreson që jo.

“Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar.Të gjithë ata që kanë marrë pjesë janë parë në 360 gradë, në të mirat dhe dritëhijet e tyre, por kanë sjellë te shikuesit më shumë të mira sesa skandale, personazhet ishin me të vërtetë shumë simpatikë. Ky antagonizmi Ilir-Donald tërhoqi shumë, tifozeritë u krijuan.‘Big Brother’, edicioni i dytë VIP, do të nisë brenda këtij viti, është përzgjedhur kasti. Nuk kemi kërkuar gjëra të veçanta, të çuditshme.Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere interesantë, të këndshëm, pas së cilëve njerëzit të afeksionohen. Çfarë ndodhi me ‘Big Brother’-in vjet ishte se njerëzit i pëlqenin personazhet e ‘Big Brother’-it, u bënë fansa të tyre, nuk është se e ndiqnin ‘Big Brother’-in për të parë sherre dhe skandale, këtë gjë kemi kërkuar prapë.

Ndryshe nga viti i kaluar, janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera, nuk po them më të mira, por shumë më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë. Mesa duket kemi bërë një punë shumë të mirë edicionin e kaluar”, tha Arbana Osmani.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Goditi Sali Berishën me grusht në fytyrë, Gerti Shehu i drejtohet Apelit: Mos më lini në burg

Story i radhës

Protesta në veri, policia thirrje qytetarëve të kenë kujdes dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme

Të fundit nga

Haziri: LDK-ja është në garë për fitore

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka hyrë në garë për fitore. Nëse kjo parti nuk i fiton zgjedhjet, Haziri thotë se do jenë bashkë me
ShkoLartë