Konferenca e Solidaritetit Islamik, Veliaj pret Sekretarin e ISSA-s dhe presidentin e KOKSH: Më shumë partneritet për të bërë gjëra për sportin

December 20, 2024
min lexim

Në mbyllje të konferencës së Shoqatës Islamike të Solidaritetit Sportiv (ISSA) që u zhvillua për herë të parë në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj priti në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të ISSA-s, Nasser Majali dhe presidentin e KOKSH Fidel Ylli. Veliaj theksoi rëndësinë e partneriteteve me vendet e Lindjes së Mesme, duke shprehur dëshirën e Bashkisë së Tiranës për të forcuar marrëdhëniet ekonomike dhe kulturore.

“Ne jemi shumë të interesuar edhe si qytet për të patur më shumë partneritet me Omanin, me Kuvajt City, më shumë partneritet me vendet e Lindjes së Mesme, e jo vetëm për çështje të besimit, që na bashkon, por edhe të një mundësie ekonomike të jashtëzakonshme. Ne kemi pasur një fluks të jashtëzakonshëm turistësh edhe nga Lindja e Mesme, ndaj ne duam shumë që ta forcojmë këtë raport”, tha Veliaj.

Më tej, ai vlerësoi vitin që po lëmë pas si shumë të suksesshëm për Shqipërinë në sport, duke përmendur medaljet olimpike që sportistët kanë sjellë në vend. “Po mbyllim një vit të jashtëzakonshëm me Komitetin Olimpik. Për herë të parë iu gëzuam faktit se Shqipëria mori medaljet e para olimpike. Ndërkohë, për një vend pa pista skish, dolëm për herë të parë në podium, që do të thotë se mrekullitë mund të ndodhin, duhet vetëm njerëz që t’u rrinë nga mbrapa gjërave dhe të këmbëngulin që të bëhet më e mira, të jepet maksimumi. Ne si Bashki e Tiranës do jemi gjithmonë të lumtur të ndihmojmë dhe të mbështesim Komitetin Olimpik dhe gjithë miqtë e përbashkët”, deklaroi kryebashkiaku i Tiranës.

Nga ana e tij, Nasser Majali e falenderoi Veliajn për mikpritjen e ngrohtë, ndërsa vlerësoi qytetin e Tiranës për energjinë pozitive dhe bujarinë që treguan gjatë gjithë konferencës. “Qyteti juaj me të vërtetë ka hyrë në zemrat tona. Do ta them këtë sërish, e sërish. Ne tani zbuluam një “superarmë” në këtë hapësirë, që është mikpritja shqiptare, mikpritja e Tiranës dhe do të jetë gjithmonë në zemrat tona. Do të jetë shumë e vështirë që dikush të përmendë këtë pjesë të botës, ose Shqipërinë, dhe ne të mos mundemi të japim përshkrimin tonë spektakolar, sepse kështu është mikpritja juaj, mikpritja e Komitetit Olimpik, gjithë dashurinë që na keni dhënë, bujarinë e njerëzve tuaj, me emocionet e tyre dhe për gjithçka që keni qenë bujarë me ne. Këtu është një ndjesi e përgjithshme e Krishtlindjes, një ndjesi kaq e bukur dhe kaq e ndjerë që të gjithë e shijuam dhe e pëlqyem dhe do të donim të riktheheshim me familjet tona dhe t’ua tregojmë edhe atyre”, shtoi më tej ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

VLEN stopon ligjin për arsim të mesëm 

Story i radhës

​Kurti takim me Ramën

Të fundit nga

ShkoLartë