Konferenca e OKB-së në Kanada arrin marrëveshje historike për mbrojtjen e natyrës

December 19, 2022
min lexim

Zyrtarët në konferencën e Kombeve të Bashkuara (OKB) për biodiversitetin në Kanada kanë bërë të ditur se është arritur një marrëveshje historike për të mbrojtur 30 për qind të tokës dhe ujit në botë deri në vitin 2030, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mbi 190 vende në konferencën COP15 ranë dakord për katër qëllime dhe vendosën 23 objektiva, të mbrojnë 30 për qind të tokës, ujit dhe jetës detare në botë, si dhe të rritin një buxhet në vlerë prej 200 miliardë dollarë në vit deri në vitin 2030.

Përveç kësaj, të paktën 500 miliardë dollarë subvencione të identifikuara si dëmtuese të natyrës do të shkurtohen deri në vitin 2030. Vendeve në zhvillim do t’u sigurohen 20 miliardë dollarë në vit deri në vitin 2025 për të arritur objektivat, shifër e përcaktuar për t’u rritur në 30 miliardë dollarë në vit deri në vitin 2030.

“Shumë prej nesh do të donin më shumë gjëra në tekst dhe më shumë ambicie, por ne morëm një paketë ambicioze”, u tha gazetarëve Steven Gulbeault, ministër i Mjedisit dhe Ndryshimeve Klimatike i Kanadasë.

“Ne kemi një marrëveshje për të ndalur dhe për të rikthyer humbjen e biodiversitetit, për të punuar për restaurimin dhe për të reduktuar përdorimin e pesticideve. Ky është një përparim i jashtëzakonshëm”, shtoi Gulbeault.

Konferenca ishte planifikuar të mbahet në Kinë, por për shkak të kufizimeve të koronavirusit COVID-19 të vendit konferenca u zhvendos në Montreal të Kanadasë.

Marrëveshja e re është etiketuar ‘Korniza globale e biodiversitetit Kunming-Montreal’, duke pasqyruar dy qytetet pritëse në Kinë dhe Kanada. Marrëveshja u arrit pas gati dy javësh negociata.

OKB-ja ka deklaruar se tre e katërta e tokës së botës është ndryshuar nga njeriu dhe se një 1 milion specie do të zhduken këtë shekull nëse vendet nuk mbrojnë ekuilibrin dhe të fillojnë të rivendosin atë që është dëmtuar.

“Në duart tona kemi një paketë që mendoj se mund të na udhëheqë teksa të gjithë punojmë së bashku për të ndalur dhe për të rikthyer humbjen e biodiversitetit, si dhe për ta vendosur biodiversitetin në rrugën e rimëkëmbjes për të mirën e të gjithë njerëzve në botë”, u tha delegatëve ministri kinez i Mjedisit, Huang Runqiu.

Biodiversiteti përkufizohet si shumëllojshmëria e jetës në botë ose në një habitat të caktuar.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shkupjanët shprehen të pakënaqur nga kryetarja Danella Arsovska

Story i radhës

Krimi në Shqipëri, Sandër Lleshaj: Bandat kanë mbështetje të forta ekonomike dhe politike

Të fundit nga

Camavinga jashtë për 2 ose 3 javë

Mesfushori pësoi një dëmtim muskulor në kofshën e majtë! Një tjetër dëmtim për skuadrën tashmë të shkatërruar në dispozicion të Carlo Ancelottit. Mesfushori Eduardo Camavinga u largua nga fusha mbrëmjen e së
ShkoLartë