Krimi në Shqipëri, Sandër Lleshaj: Bandat kanë mbështetje të forta ekonomike dhe politike

Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur në lidhje me situatën e krimit në vendin tonë. Lleshaj deklaroi në emisionin “Top Story” nga Grida Duma se krimi ka burime të forta ekonomike dhe politike.

Sipas Lleshajt policia është e dobët profesionalisht, duke i lënë mundësi krimit që të marrë përmasa të mëdha. Ai u shpreh për sa kohë na mungojnë kapacitetet profesionale, jemi në nivelin e spekulimeve.

“Patjetër që krimi në Shqipëri dhe kudo që të mbijetoje ka nevojë për shumë burime ushqimi ku edhe lidhja politike nuk mund të përjashtohet. Ja nevojë për ekonominë, mediat e financat dhe sa herë ta shohim të fortë e të fuqizuar duhet të jemi të qartë se edhe aleatët e tij janë të pranishme.

Nuk mund të them që është fuqizuar për arsye se kemi një problem të madh, përqendrohemi tek pjesa e dukshme, por në fakt ka një pjesë të poshtme të ajsbergut aty ku prodhohet fuqia e krimit. Unë thashë që sa mund të shprehim opinione lidhur me përmasat ekonomike, është fakt që në përgjithësi institucionet ligjzbatuese dhe policia kanë mangësi të mëdha në këtë drejtim.

Ne arritëm në një moment historik ku sfida kryesore ishte rendi. Fushat e tjera sidomos ekonomike financiare e ka të pazhvilluar ndërkohë që në kohën ku jemi kërkon një polici krejtësisht ndryshe nga kjo që shohim sot, duhet një profil që arrin të futet në rrjete e në mungesë të këtyre kapaciteteve shohim shumë pak nga ajo se çfarë ndodh në të vërtetë. Jemi në nivelin e spekulimeve sa kohë na mungojnë kapacitetet profesionale”, deklaroi Lleshaj.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Konferenca e OKB-së në Kanada arrin marrëveshje historike për mbrojtjen e natyrës

Story i radhës

Çeku: Edhe për artefaktet e grabitura nga Serbia do të diskutohet në Bruksel

Të fundit nga