koncesionari i pompave te naftes kerkon tarife me te larte ibrahimaj do ta shqyrtojme 6214b253ae00e

Koncesionari i pompave të naftës kërkon tarifë më të lartë/ Ibrahimaj: Do ta shqyrtojmë

February 22, 2022
1 minut lexim

Në një konferencë për shtyp, ministrja Ibrahimaj tha se të ardhurat, shpenzimet dhe punësimi janë në rritje krahasuar me vitin 2020.

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, është shprehur se për të shqyrtuar kërkesën e koncesionarit të pompave të naftës për të rritur tarifën, është ngritur një grup pune që do të bëjnë një vlerësim, e më pas do të dalë në një rezultat përfundimtar final.

“Sa i përket koncesionit të kontrollit të pompave që lidhet me proceset e metrologjisë, Shqipëria ka një kontratë koncesionare që në elementet e saj i jep të drejtë koncesionarit të kërkojë rishikim të tarifave nëse vlerëson që kushtet kanë ndryshuar e këto mund të rishikohen. Jemi në rastin që koncesionari ka bërë një kërkesë, Ministria e Financave, ka ngritur një grup pune për të vlerësuar nëse jemi në kushtet e ndryshimit të tarifave. Grupi teknik nuk ka dalë ende në një rezultat.

Nuk ka asnjë nismë të Ministrisë së Financave për ndryshimin aq më pak për dyfishimin e tarifave. Unë nuk jam personi teknik për të vlerësuar kërkesat e koncesionarit. Grupi teknik do bëjë vlerësimin pavarësisht kërkesave të koncesionari.”

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

tentim vjedhje ne nje bastore ne shkup punetorja i kundervihet vjedhesit 6214b0b198019
Story i mëparshëm

Tentim-vjedhje në një bastore në Shkup, punëtorja i kundërvihet vjedhësit

chelsea lille zhegrova pritet te ulet ne banken rezerve formacionet e mundshme 6214b34386f6e
Story i radhës

Chelsea-Lille, Zhegrova pritet të ulet në bankën rezervë, formacionet e mundshme

Të fundit nga

Erdogan takoi kryetaren e Presidencës së Bosnjës

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka pritur në takim kryetaren e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës (BeH), Zheljka Cvijanoviq. Siç njofton presidenca turke, takimi i mbyllur për media u zhvillua në zyrën presidenciale
ShkoLartë