Komunikacioni në Maqedoni, në Tabanoc pritet rreth gjysmë ore

1 minut lexim

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se në vendkalimin kufitar Tabanoc për dalje nga vendi pritet rreth gjysmë ore.

Ndërkohë që në vendkalimet tjera nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata se sa kryerja e formaliteteve doganore.

Nga LAMM gjithashtu njoftojnë se komunikacioni në mbarë vendin po zhvillohet pa pengesa dhe nëpër rrugë kryesisht të thata.

LAMM u bënë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të jenë të kujdesshëm, të respektojnë shenjat e trafikut, sidomos në rrugët ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Story i mëparshëm

Turisti rus me foton e fundit i jep rastësisht Ukrainës pozicionin e artilerisë ruse

Story i radhës

Bujar Osmani do të kryesojë OSBE-në më 1 janar 2023

Të fundit nga