Komuna e Vitisë zhvilloj një aksion të pastrimit për largimin e deponisë illegale të mbeturinave në Pozheran

April 3, 2022
1 minut lexim

Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë në bashkëpunim me Drejtorinë e Inspekcionit, në kuadër të ditëve të ambientit, dje kanë zhvilluar një aksion të pastrimit për largimin e deponisë ilegale të mbeturinave në Pozheran, te vendi i quajtur “Drejat”.

Me këtë rast Visar Demiri, drejtor i DSHPE- së në Viti, potencoi se punët për largimin e deponive ilegale dhe pastrimin e mjedisit do të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim edhe nëpër lokalitete të tjera të komunës së Vitisë.

Ai shtoj se në bashkëpunim të ngushtë me drejtorin e Inspekcionit, Adnan Imeri u zhvillua ky aksion dhe shtoj se në këtë zonë do të vendosen shenjat që ndalon hedhjen e mbeturinave si dhe do të vendosen kamera për mbikëqyrje.

Drejtorat Demiri dhe Imeri i ftuan qytetarët të kujdesën për një mjedis sa më të pastër.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rama bën njoftimin për të rinjtë: Kërkohen djem dhe vajza me paga 60 mijë lekë të reja e lart

Story i radhës

ASH: Urgjentisht të hiqen të “ipmutuarit”

Të fundit nga

ShkoLartë