komuna e vitise shenon epopene e uck se me aktivitete te ndryshme 6223460525c79

Komuna e Vitisë shënon Epopenë e UÇK-së me aktivitete të ndryshme

March 5, 2022
1 minut lexim

Me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së sot përfaqësuesit e komunës së Vitisë, Policisë, FSK-së,partive politike, familjeve të dëshmorëve organizatave të dalura nga lufta e UÇK-së dhe të tjerë kanë vënë kurore me lule dhe kanë nderuar dëshmorët e lirisë në varrezat e dëshmorëve në Viti.

Por fillimisht është mbajtur një seancë solemene kushtuar kësaj ngjarje të rëndësishme historike, ku nga një fjalë raste e kanë mbajtur kryesuesi i kuvendit komunal, Bekim Azizi, kryetari i komunës, Sokol Haliti dhe përfaqsuesit e të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së.

Bekim Azizi, kryesues i kuvendit komunal të Vitisë, foli mbi rëndësinë e kësaj date duke përmendur rezistencën e familjës Jashari për lirnë e Kosovës. Ai th se në këtë përvjetor po rikthehen në kohë, konkretisht duke përkujtuar në fillimin e marsit të vitit 1998 të rezistencës së familjës Jashari dhe të shkuarjës së tyre në alltarinë e lirisë.

Kurse kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se në Ditët e Epopesë së UÇK-së, me krenari kujtohet sakrifica e madhe e Jasharëve legjendarë. Ai shtoj se kjo Epope, mori përmasat e ngjarjeve të krijimit të botës së re dhe të ndërrimit të epokës së robërisë nga epoka e lirisë.

Përndryshe për Epopenë e UÇK-së ka folur edhe Abdyl Bajrami, kryetar i degës së OVL të UÇK-së në Viti.

Gjithashtu nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë,Rini dhe Sport të kësaj komune dhe të Klubit të motoristëve Veternatët e ZON të të UÇK-së të diellen do të bëhet një shtegtim me motora në relacionin Viti – Prekaz – Viti.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

lsdm metodologjia e re parashikon rritje te vazhdueshme te pensioneve per mesatarisht 900 denare 622343eaa91ba
Story i mëparshëm

LSDM: Metodologjia e re parashikon rritje të vazhdueshme të pensioneve për mesatarisht 900 denarë

mercenare nga kosove gervalla e ashper me putin propagandues kriminel lufte 62234607d7117
Story i radhës

Mercenarë nga Kosovë, Gërvalla e ashpër me Putin: Propagandues, kriminel lufte

Të fundit nga

Man Utd ia cakton çmimin Garnachos

Alejandro Garnacho do të largohet nga Manchester United pas pesë viteve qëndrim në Old Traford. Sulmuesi argjentinas iu bashkua klubit anglez në Akademi në vitin 2020, derisa po kalon sezonin e tretë
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë