Me rastin e organizimit të biznis panairit për peshk dhe peshkim, sot në hapësirat e Komunës së Strugës u mbajt takim mes kryetarit Ramis Merko dhe organizatorëve të manifestimit, përfaqësues të EuroStep – Shkup, agjencisë për dhe menaxhim.
U nënshkrua Memorandum për bashkëpunimit dhe organizim i përbashkët i biznis panairit dhe një aktiviteti kulturor. Panairi do të organizohet për 2 (dy) ditë në Qershor 2022, në Strugë.
Qëllimi i eventit është promovimi dhe përmirësimi i mjedisit të biznesit dhe komunitetit në nivel të pushtetit lokal dhe më gjerë. Ky event do të kontribuojë në bashkëpunimin dhe hapjen e tregjeve të reja, ideve dhe koncepteve të reja dhe edukimit. Në këtë manifestim priten pjesëmarrës nga niveli kombëtar dhe ballkanik, përfaqësues të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, por vëmendje e veçantë i kushtohet pjesës kulturore dhe artistike të manifestimit, përkatësisht shoqatave vendore të peshkimit nga Ballkani perëndimor.
Shpresojmë që në të ardhmen kjo ngjarje të bëhet traditë, e cila do të përditësohet vazhdimisht dhe do të kontribuojë për të gjitha palët e përfshira.

Komuna e Strugës nënshkroi memorandum bashkëpunimi me EuroStep-Shkup

- 100 ditë në burg, Veliaj: Mbetem i papërkulur
- Siljanovka Davkova nuk e bën publik emrin e guvernatorit të ri, thotë se tashmë e di se kush do të jetë ai
- Taravari nuk është më ministër, nuk shkoi në Kuvend për ta arsyetuar dorëheqjen
- Kostovski në aksion kundër uzurpatorëve të vend parkimeve në Butel: Askush nuk është mbi ligjin!
Të fundit nga

100 ditë në burg, Veliaj: Mbetem i papërkulur
100 ditë në burg, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Përmes një postimi në Facebook, ai u është drejtuar qytetarëve duke theksuar se pa asnjë provë e vepër penale, po pengohet në ushtrimin

Siljanovka Davkova nuk e bën publik emrin e guvernatorit të ri, thotë se tashmë e di se kush do të jetë ai
8 Shkup, 20 maj – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot në deklaratat për mediat nuk e zbuloi emrin e kandidatit që do ta propozojë për guvernator të ardhshëm. Ajo tha se tashmë

Taravari nuk është më ministër, nuk shkoi në Kuvend për ta arsyetuar dorëheqjen
Kuvendi sot konstatoi dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari. Janë konstatuar gjithashtu edhe dorëheqjet e zëvendësministrave në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Flakron Bexheti, dhe në Ministrinë e

Kostovski në aksion kundër uzurpatorëve të vend parkimeve në Butel: Askush nuk është mbi ligjin!
Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka nisur një aksion të gjerë për lirimin e hapësirave publike dhe vendeve të parkimit të uzurpuara padrejtësisht nga qytetarë të pandërgjegjshëm. Nën moton “HAPSIRA

Ndonjëherë ne vetë i mohojmë vetes kënaqësitë e jetës
Ka njerëz për të cilët të ndihen mirë dhe të shijojnë kënaqësitë e jetës shkakton një shqetësim të madh; mund të flitet për një lloj alergjie psikologjike ose fobi e ushqyer dhe