Komuna e Skenderajt/6 familje bëhen me shtëpi të reja!

min lexim

U janë dhuruar sot çelësat e shtëpive të reja familjeve Hoxha, Idrizi, Shabani, Buliqi, Osmani dhe Smaka, të cilat janë ndërtuar në bashkëfinancim mes Komunës së Skenderajt dhe organizatës ndërkombëtare Qatar Charity në Kosovë.

Nga sot, këto familje po fillojnë jetë të re, në kushte shumë më të mira nga që kishin vetëm deri dje.

Në ceremoninë e dhënies së çelësave kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe Mishal Al-haxhirij, përgjegjës për Evropën nga kjo organizatë, të cilët i kanë gëzuar këto familje me çelësat e dhuruar.

Kryetari Nura është shprehur i lumtur që me ndërtimin e shtëpive të reja, familjeve po u bëhet zgjidhje jetësore, ndërkohë që ka premtuar projekte të tjera ditëve në vazhdim në bashkëpunim me Qatar Charity, por edhe me donatorë të tjerë zemërmirë.

“Me miqtë tanë nga Katari na presin edhe shumë projekte të tjera në dobi të qytetarëve, fal bashkëpunimit të vazhdueshëm që kemi ruajtur për vite më radhë me “Qatar Charity”, ka thënë kryetari Nura, i cili ka falënderuar në emër të qytetarëve dhe komunës së Skenderajt, përfaqësuesit e organizatës Qatar Charity në Kosovë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Нови 2.019 случаи на ковид и петнаесет починати лица

Story i radhës

Ja si të shmangni shenjat e plakjes rreth syve

Të fundit nga