Për 148 nëna lehona që kanë aplikuar deri tani, janë ekzekutuar pagesat me shtesën prej 100 eurosh për fëmijët e posalindur në Komunën e Shtimes.
Lajmin e bëri të ditur kryetari i Komunës së Shtimës, Qemajl Aliu, i cili ka shkruar se mundësia e aplikimit vazhdon akoma.
“Inkurajojmë gjithë nënat e reja të aplikojnë. Shuma aktuale do ndikojë sadopak në zbutjen e obligimeve financiare të prindërimit”, ka shkruar ai.