Milani po konsideron transferimin e Brojës

Siç raportohet nga “Tuttosport”, Milani do të ketë 40 milionë euro të gatshme verën e ardhshme për të transferuar një sulmues të ri.

“RedBird” së fundmi e kompletoi blerjen e klubit të Milanit për 1.2 miliardë euro, por strategjia e transferimeve të klubit nuk pritet të ndryshojë.

“Rossonerët” do të synojnë talente të rinj të cilët do ta ngritin kualitetin e skuadrës, duke ndjekur një rrugë të njëjtë sikurse Theo Hernandez, Rafael Leao ose Sandro Tonali.

Sipas “Tuttosport”, Paolo Maldini pritet të ketë një buxhet prej 35-40 milionë eurosh për një sulmues të ri në sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi i Atalantas, 19 vjeçari, Rasmus Hojlund po monitorohet nga Milani, dhe së fundmi ka marrë lëvdata duke u krahasuar me Erling Haaland.

Po ashtu, është përmendur edhe emri i talentit të Ajaxit, Mohamed Kudus, ndërsa besohet se Milani po monitoron edhe Noah Okafor të RB Salzburgut.

Ndërkaq, raportohet se krerët e Milanit janë duke e konsideruar edhe transferimin e yllit shqiptar, Armando Broja, i cili momentalisht gjendet te skuadra e Chelseat.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

19-vjeçari u ekzekutua nga bandat në Shkodër! Nëna e tij ndihet e kërcënuar për jetë, kërkon ndihmë dhe drejtësi

Story i radhës

Komuna e Shtimes ia jep nga 100 euro 148 nënave lehona

Të fundit nga