Komuna e Shtimes anulon ekskursionin për maturantët në Shqipëri për këtë arsye

September 18, 2023
1 minut lexim

Komuna e Shtimes ka bërë të ditur se është anuluar ekskursioni për maturantët në Shqipëri, që ishte i planifikuar të realizohej gjatë ditëve të ardhshme.

Në njoftim thuhet se arsyeja e anulimit lidhet me kompaninë e cila sipas tyre, nuk i është përmbajtur ofertës dhe kontratës së fituar.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për anulim të aktivitetit të ekskursionit për maturantë

Me keqardhje njoftojmë maturantët dhe mësimdhënësit e dy shkollave të mesme për anulimin e ekskursionit të paraparë të mbahej në Shqipëri.

Drejtoria Komunale e Arsimit në Shtime njofton se pas procesit të përzgjedhjes, kompania fituese nuk i është përmbajtur realizimit të ofertës me të cilën ka aplikuar bazuar në çmimin e paraqitur.

Drejtoria e Arsimit mbetet e përkushtuar që procesi i përzgjedhjes të jetë në tërësi i bazuar në kërkesat që i përgjigjen formularit sipas UA 02/2016.

Nuk do të ketë asnjë tolerim për kompanitë që pas përzgjedhjes të mos u përmbahen kushteve me të cilat kanë aplikuar dhe pa ofruar sigurinë që ekskursioni të realizohet vetëm sipas kushteve të propozuara në ofertë.

Pas kësaj situate, Drejtoria e Arsimit do t’i marrë veprimet adekuate në mënyrë që të mos përsëritet situata e njëjtë dhe kjo të shërbejë si model për të gjithë ata që dëshirojnë të aplikojnë në të ardhmen.

Ju kërkojmë falje gjithë nxënësve e mësimdhënësve dhe kërkojmë mirëkuptimin e tyre, pasi nuk mund të lejojmë që nxënësit të bartin papërgjegjësinë e ofertuesve.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Përfundojnë procedurat e shpronësimit për renovimin e stadiumit “Adem Jashari”

Story i radhës

Izet Mexhiti: Tani ka konkurrencë në kampin politik shqiptar

Të fundit nga

Premtimi i Yamalit

“Jam në fazën e rikuperimit dhe jam i sigurt se do të rikthehem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë” Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal aktualisht po lufton
ShkoLartë