Komuna e Prishtinës: Mos i parkoni veturat në këto dy rrugë, ja përse

min lexim

Komuna e Prishtinës në mëngjesin e së premtes ka njoftuar se do të bëhet pastrimi gjeneral të rrugës “Mujë Krasniqi” dhe rrugës “Veli Dedi”, me rrugët lidhëse, si dhe hapësirat tjera publike në këtë zonë.

Përveq kësaj, do të bëhet edhe rikultivimi i sipërfaqeve të gjelbëruara në këto hapësira.

Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i parkojnë veturat në parkingun paralel me shiritat qarkullues të rrugës dhe as në trotuare për të mos penguar në realizimin e punimeve.

Njoftimi:

Të nderuar qytetarë,

Ju njoftojmë se të shtunën, me datë 11.06.2022, nga ora 09:00, Komuna e Prishtinës do të bëjë pastrimin gjeneral të rrugës “Mujë Krasniqi” dhe rrugës “Veli Dedi”, me rrugët lidhëse, si dhe hapësirat tjera publike në këtë zonë.

Pas pastrimit, do të bëhet edhe rikultivimi i sipërfaqeve të gjelbëruara në këto hapësira.

U bëjmë thirrje banorëve të lagjes që në këtë ditë të mos i parkojnë automjetet në parkingun paralel me shiritat qarkullues të rrugës dhe as në trotuare për të mos penguar në realizimin e punimeve.

Lusim qytetarët të bashkëpunojnë sepse në rast të mos respektimit të këtij njoftimi nuk do të marrim përgjegjësi për dëmtime të veturave apo mjeteve tjera motorike të cilat nuk largohen nga rruga apo hapësirat rreth kësaj zone.

Ju falënderojmë për mirëkuptim!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zbardhet dinamika e ngjarjes/ Si mjeti Range Rover shtypi dy policë dhe tentoi të largohet

Story i radhës

E papritur në dasmën e Britney Spears! Ish-bashkëshorti ndërpret ceremoninë, ndërhyn policia

Të fundit nga