Zbardhet dinamika e ngjarjes/ Si mjeti Range Rover shtypi dy policë dhe tentoi të largohet

Zbulohet dinamika e ngjarjes së ndodhur afër mesnatës së kaluar rë Durrës ku një person ka shtypur me mjetin e tij dy efektivë policie dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes bashkë me pasagjerin e tij. Patrulla me dy efektivë policie i ka bërë shenjë që të ndalojë mjetit tip “Range Rover”.

Hysen Pici, pasagjer në mjet, i frikësuar se kishte armë në brez ka dalë nga mjeti dhe ka ikur me vrap për t’u humbur gjurmëve të efektivëve të Policisë. Në moment që po ndiqej prej tyre, në ndihmë i ka ardhur shoku i tij, shoferi i mjetit luksoz, identiteti i të cilit ende nuk dihet, duke i dhënë makinës gaz në kundravajtje.

Ndjekja ka vazhduar dhe Pici është larguar nëpër rrugët e qytetit, duke hedhur edhe një armë zjarri, e cila është gjetur nga policia dhe do administrohet në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë që vazhdojnë ende kërkimet për kapjen e shokut të tij.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Një përpjekje për ta lexuar ndryshe vizitën e Kurtit në Amerikë

Story i radhës

Komuna e Prishtinës: Mos i parkoni veturat në këto dy rrugë, ja përse

Të fundit nga