Komuna e Prishtinës liron nga pagesa e trafikut urban disa kategori

March 18, 2022
1 minut lexim

Komuna e Prishtinës, ka marrë vendim që të lirojë disa kategori nga pagesa e përdorimit të trafikut urban.

Këtë Komuna e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në “Facebook”.

Policia e Kosovës, Zjarrfikësit dhe nxënësit e shkollave fillore të Komunës së Prishtinës lirohen nga pagesat e përdorimit të trafikut urban”.

Sipas Komunës, ky vendim është marrë në shenjë falënderim për punonjësit e linjës së parë si dhe “për të stimuluar përdorimin e transportit publik tek gjeneratat e reja”.

Ndryshe, edhe Ministria e Infrastrukturës kishte marrë vendim për të përgjysmuar pagesën e çmimit të biletës së autobusit për disa kategori të shoqërisë.

Mirëpo, ky vendim është parë si i padrejtë nga Shoqata e Transportit Rrugor të Kosovës.

Më 14 mars, Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve, kanë dorëzuar padi për anulimin e vendimit e këtij vendimi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kushtetuesja nxjerr Emiljano Shullazin nga regjimi special “41 bis”: I është cënuar e drejta

Story i radhës

Xhaka apo Shaqiri kapiten? Flet selektori i Zvicrës 

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë