Kushtetuesja nxjerr Emiljano Shullazin nga regjimi special “41 bis”: I është cënuar e drejta

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin për kërkesën e Emiljano Shullazit për të dalë nga regjimi “41 bis”.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që Emiliano Shullazit iu shkelën të drejtat gjatë procesit në Apel. Sipas Kushtetueses vendimet e gjykatës bien ndesh me Kushtetutën sepse Emiljano Shullazit i është cenuar e drejta për proces të rregullt ligjor.

Prej shtatorit të kaluar Emiliano Shullazi ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin për qëndrimin e tij në regjimin e izolimit “41 bis”.

Prej 1 gusht 2021 Banda e Emiljano Shullazit, por edhe Arbjon Aliko dhe Genci Balla janë në qelitë e izolimit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lista e Zvicrës kundër Kosovës, ja sa shqiptarë ka ftuar

Story i radhës

Komuna e Prishtinës liron nga pagesa e trafikut urban disa kategori

Të fundit nga