Komuna e Gostivari ka nisur me kursim të energjisë para se Qeveria të miratojë masat dhe rekomandimet për kursim të energjisë.
Fikja e një pjese të ndriçimit rrugor, koordinimi me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme si dhe me drejtorët e çerdheve janë disa nga masat e ndërmara të Komunës së Gostivarit për kursim të energjisë elektroike.
“Në takimin e sotëm me drejtorët e shkollave do të flasim për fillimin e vitit të ri shkollor dhe kursimin e energjisë elektrike. Ne si komunë do të dorëzojmë deri te Ministria e Arsimit dy kërkesa, e para që pushimi dimëror të jetë dhjetor-janar, pra dy muaj, kurse ai veror të zgjasë rreth një muaj e gjysmë, pra viti shkollor të përfundojë në fund të qershorit dhe viti i ri shkollor të nisë nga 15 gushti. Kërkesa e dytë do të jetë që rrymën e shkollave ta paguajmë sikurse për amvisëritë e jo si rrymë industriale”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.
Komuna e Gostivarit ka përgatitur edhe plan për kursim të energjisë elektrike dhe një pjesë e ndriçimit publik do të fiket nga mesnata në rrugët kryesore, por jo edhe në rrugët dytësore. Po ashtu Komuna e Gostivarit me institucionet tjera komunale do të ndërmarrin masa për kursim të energjisë elektrike.
Të fundit nga
Pesë persona raportohet se janë arrestuar në kuadër të operacionit antidrogë në zonën e “Kodrës së
Përzgjedhësi i Rumanisë, Mircea Lucescu ka dhënë deklaratë lidhur me ngjarjet që ndodhën në Bukuresht në
Kohët e fundit po flitet gjithmonë e më shumë për Inteligjencën Artficiale. Prandaj është e domosdoshme
Paul Morina nga Prizreni është banori më i ri i Big Brother Vip Kosova 3. Aktori
Mbahen Lojërat Paralimpike të Kosovës 2024 – Maratonë e Mundësive. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike,