Komuna e Gjilanit shpërndarë 200 mijë kilogram farë gruri për fermerët

1 minut lexim

Komuna e Gjilanit ka shpërndarë 200 mijë kilogram farë gruri për 874 fermerë.

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka thënë se kjo është përkrahja më e madhe ndonjëherë për fermerët e Gjilanit.

“Përkrahja më e madhe ndonjëherë në komunën e Gjilanit me farë gruri dhe numri më i madh i fermerëve përfitues, vazhdim i projekteve dhe përkushtimit tonë si qeverisje për fermerët”, tha ai.

Ai theksoi se afërsia me fermerë, planifikimi i përbashkët e diskutimet paraprake po rezultojnë me suksese.​

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dea Mishel duket e mrekullueshme me paraqitjen me të zeza

Story i radhës

Ronaldo dhe Messi në garë për çmimin e Globe Soccer 2023

Të fundit nga