komuna e gjakoves hap procesin e vleresimit te demeve nga vershimet 69658e0e8cd21

Komuna e Gjakovës hap procesin e vlerësimit të dëmeve nga vërshimet

January 13, 2026
1 minut lexim

Komuna e Gjakovës ka njoftuar të gjithë banorët që kanë pësuar dëme nga vërshimet e fundit se ka hapur procesin e pranimit të kërkesave për vlerësim.

Për të zbutur pasojat e shkaktuara nga reshjet e fundit, Komuna e Gjakovës ka hapur procesin e pranimit të kërkesave për vlerësimin e dëmeve. Ky njoftim u drejtohet të gjithë qytetarëve që kanë pësuar dëme, me qëllim që pasojat në infrastrukturën publike dhe në ekonomitë familjare të evidentohen dhe të marrin trajtimin e nevojshëm.

Ftohen të gjithë qytetarët e prekur që të dorëzojnë në arkivin e komunës dokumentet e mëposhtme:

• Kërkesën me shkrim, ku specifikohet lloji i dëmit

• Kopjen e letërnjoftimit

• Foto dëshmi të dëmeve të shkaktuara

• Numrin e telefonit kontaktues

Afati i fundit për dorëzim: Kërkesat duhet të dorëzohen më së largu deri me datën 23 janar 2026

“Ju inkurajojmë që t’i përmbaheni afatit të lartpërmendur në mënyrë që komisioni të ketë mundësi të bëj vlerësimin e të gjitha rasteve“, thuhet në njoftim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

video pamje tronditese po luanin me cakmak prane fucive te naftes dy te rinjte filmohen kur hidhen ne ere 696588e50fa08
Lajmi i mëparshëm

Video/ Pamje tronditëse! Po luanin me çakmak pranë fuçive të naftës, dy të rinjtë filmohen kur hidhen në erë

albes i rrjedhin lotet derisa limi flet per raportin mes tyre e kemi mbyllur historine 69658f312928b
Lajmi i radhës

Albës i rrjedhin lotët derisa Limi flet për raportin mes tyre: E kemi mbyllur historinë

Të fundit nga

ShkoLartë